TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 10:09

Vrasja në Kamëz, Softa: Zonë me kriminalitet të lartë, ka shumë grupe kriminale 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Kamëz, Softa: Zonë me kriminalitet të lartë,
Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, foli për kriminaliotetin në zonën e Kamzës, pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme.

Softa theksoi se Kamza renditet te zonat me nivel krimi nga mesatarja e lartë. Po ashtu për shkak të pozicionit të zonës, që është porta e Veriut dhe afër me aeroportin, ajo shërben edhe për strehimin e personave me shkallë rrezikshmërie të lartë.

“Ngjarja e Kamzës s’duhet trajtuar si ngjarje e izoluar, por hedh alarmin te një fenomen, që konfliktet e ndryshme përfundojnë me armë dhe prezenca e armëve vijon të jetë shqetësim. Krimi sot është bërë edhe krim urban. Kamza në raport me Tiranën ka ndryshim sa i përket shkallës së kriminalitetit. Klasifikimi i nivelit të krimit është nga mesatarja e lartë, Tirana e ka të ulët deri të mesëm. Në Kamëz kanë ndodhur shumë ngjarje, prezenca e grupeve kriminale në zonë. Kamza ka pozicionin që e favorizon, është porta e veriut, është afër me Aeroportin e Rinasit. Kamza, Fushë Kruja, janë zona ku ka strehime të personave me shkallë të lartë rrezikshmërie. Në dijeninë time Kamza ka investuar prezencën e kamerave në rrugë, por s’ka dhënë ndonjë efekt”, u shpreh Softa për "A2 Cnn".

 

vrasja ne kamez

Lini një Përgjigje