TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 22:15

Aksident me vdekje në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me vdekje në Tiranë
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku një qytetar 48 vjeç humbi jetën. Aksidenti ndodhi në Laknas, ku viktima ishte duke udhëtuar me një motor kur është përplasur me një automjet që drejtohej nga një 20 vjeçar. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

policia aksident viktim

Lini një Përgjigje