Liderët e rinj në Teheran po marrin rreziqe që Khamenei i shmangte, por edhe Uashingtoni e Tel Avivi gabuan kur besuan se mund ta dobësonin Iranin pa ndezur një krizë që sot kërcënon të gjithë Lindjen e Mesme...
Për më shumë se tre dekada, Ali Khamenei ndërtoi një doktrinë të qartë mbijetese për Republikën Islamike: të sfidonte Perëndimin, të kërcënonte kundërshtarët, të zgjeronte ndikimin rajonal, por pa kaluar kurrë vijën që mund të çonte në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe të pakontrollueshme. Ai e kuptonte se fuqia e Iranit nuk qëndronte vetëm te raketat apo te aleatët e tij në rajon, por mbi të gjitha te aftësia për të menaxhuar krizat pa e futur vendin në një luftë që mund të rrezikonte vetë ekzistencën e regjimit.
Sot, kjo filozofi duket se po zëvendësohet nga një qasje shumë më e rrezikshme. Brezi i ri i udhëheqësve iranianë po demonstron një gatishmëri për të ndërmarrë rreziqe që Khamenei, pavarësisht retorikës së tij të ashpër, do t'i kishte konsideruar tepër të kushtueshme. Në vend të durimit strategjik, po shfaqet logjika e përplasjes së drejtpërdrejtë. Në vend të kalkulimit afatgjatë, po dominojnë reagimet e shpejta dhe demonstrimet e forcës.
Kjo nuk është thjesht pasojë e ndryshimit të figurave në krye të shtetit. Është reflektim i një transformimi më të thellë të qendrave të pushtetit në Teheran. Pas goditjeve të njëpasnjëshme ushtarake dhe tronditjeve që ka përjetuar regjimi, pesha e vendimmarrjes është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt elitave të sigurisë dhe Gardës Revolucionare, institucione që e shohin diplomacinë si mjet dytësor dhe forcën si instrumentin kryesor të mbijetesës. Analistët perëndimorë vërejnë se aparati ushtarak dhe strukturat e sigurisë kanë fituar ndikim të jashtëzakonshëm në formulimin e politikës së jashtme iraniane, duke e shtyrë vendin drejt një posture më agresive dhe më pak të parashikueshme.
Paradoksi është se sa më shumë që Teherani përpiqet të projektojë forcë, aq më shumë rrit rrezikun e dobësimit të vet strategjik. Historia e Lindjes së Mesme është e mbushur me shembuj regjimesh që ngatërruan demonstrimin e vendosmërisë me mençurinë strategjike. Khamenei, me gjithë ambiciet e tij ideologjike, kishte kuptuar se fuqitë rajonale nuk rrëzohen domosdoshmërisht nga armiku i jashtëm, por nga momenti kur humbin aftësinë për të kontrolluar pasojat e veprimeve të tyre.
Në këtë kuptim, sfida më e madhe për Iranin nuk është Izraeli, as Shtetet e Bashkuara. Sfida e vërtetë është nëse udhëheqja e re do të arrijë të balancojë dëshirën për hakmarrje, prestigj dhe demonstrim force me nevojën për të ruajtur stabilitetin e shtetit. Sepse në gjeopolitikë, fuqia nuk matet nga gatishmëria për të hyrë në konflikt, por nga aftësia për të ditur se kur duhet ta shmangësh atë.
Kjo është arsyeja pse shumë diplomatë dhe analistë po e shikojnë me shqetësim evoluimin e Teheranit. Irani i sotëm duket më i gatshëm të sfidojë, të godasë dhe të përshkallëzojë. Por mbetet e paqartë nëse është po aq i gatshëm të përballojë pasojat e një strategjie që po e largon nga kujdesi i ftohtë që karakterizoi epokën e Ali Khameneit. Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku më i madh për rajonin: jo te fuqia e Iranit, por te gatishmëria e lidershipit të ri për të testuar kufij që paraardhësit e tij zgjodhën të mos i kalonin./Pamfleti
Nuk me rruhet as per Iranianet qe kishin perandori e erdhen deri ne trojet tona e pastaj moren rruget e mutit nga Aleksandri Madh. Nuk me rruhet as per keta cifutet arabe qe shpiken nje histori fallco si greket se Mose i nderseu ne "Token e Premtuar" nga dreqi e i biri. Sot qe kane zaptuar boten me para kujtojne se kane zaptuar mendjet e shpirtin e njerezve, keta mjerane te planetit. Ta fillojme pastrimin nga mjeranet tane qe te mos na zaptojne mjeranet e tjere.
Analize e dobet e cila nuk merr parasysh asnje faktor social dhe ideologjik ne Iran. Irani eshte fuqi ushtarake, i pelqen apo jo ketij analisti. 45% e buxhetit ka kohe qe Irani i ka investuar ne armatime dhe teknologji ushtarake. Mjete dhe pajisjet ushtarake te Iranit rezultuan me efikase se ato te Izraelit e USA. Irani vertet nuk ka ate nivel mireqenieje si Izraeli (qe i bie qylit me paret e taksapaguesve amerikane) dhe USA, por ka nje po aq te armatosur sa ato. Ne fund te fundit, kjo eshte e gjitha nje loje qe per mendimin tim ka keto qellime: 1. Vjedhjen e vendeve si Kina, Japonia, Asia ne pegjithesi te cilat e marrin 90% te naftes nga lindja e mesme qe kalon neper ngushticen e Hormuzit, vecanerisht Europa dhe Kina eshte fokusi i kesaj "lufte", nepermjet ngritjes se cmimeve te naftes. 2. Shkaterrimi i ekonomive te vendeve sunite si Katari, UAE, Arabia Saudite etj per te rritur dominimin e Shiizmit si ideologji. 3. Per te promovuar dhe nxitur prodhimin ushtarak ne USA, si mjet fitimi per konsorciumet nderkombetare te armeve. Kaq mendoj une
Analizë brilante, por që nuk e nxjerr kush dhe pse e nxori nga gjumi letargjik krokodilin. Thjesht egoja dhe IQ sa e lopës e Trampit, apo shteti i thellë, përkatësisht lobet sionist/financiar, armatim, energji, IA
LUFTEN NUK E FILLOI IRANI. Kjo asht KRYESORJA.Te tjerat vijne ne rradhe me mbrapa. KUSH ASHT SHTET TERRORIST??? Kthim ne histori….Mbaje peshoren ne EKUILIBER!!!Eahh…Nuk ka per te ndodhe VLERESIM I SAKTE deri ne ate moment qe do te marre fund VARESIA NGA PARAJA!!!
Artikull racional. Bravo!