
Zegjine Çaushi, deputete e PS-së, është një prej ligjvënëseve socialiste që ka reaguar lidhur me protestën, e cila është në ditën e 18-të, ndërsa mijëra qytetarë, në mënyrë paqësore, kërkojnë largimin e Edi Ramës si Kryeministër.
Por duket se ligjvënëses së Ramës i janë përgjigjur sot protestuesit përmes një pankarte ironizuese.
“Zegjine, Zegjine gjej sa keca jemi ne”, ishte një nga pankartat që është vendosur në një gardh të improvizuar ku qëndrojnë disa keca që kanë ‘zbritur’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit nga zona e Kelmendit.
Deputetja e PS në jo pak raste është bërë meme në rrjetet sociale për shkak të gafave të saj në Kuvend. Edhe më herët, protestuesit kanë ironizuar Çaushin, duke i kujtuar gafat e saj në parlament, teksa në një pankartë shkruhej “3 mijë e 700 mijë e 514 e 8 mijë e 5 protestues…”, duke ironizuar deklaratat dhe përpjekjet për të minimizuar pjesëmarrjen qytetare.
Lini një Përgjigje