TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Qershor 2023, 22:46

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, kryesia ndan anëtarët nëpër degë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, kryesia ndan anëtarët

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar grupet e punës për të evidentuar anëtarësinë, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen me 29 korrik.

Përveç emrave që votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar në fund të muajit korrik, më datë 29,  në listë shihen se janë përfshirë edhe ata deputetë të cilët kundërshtuan vendimin e Kryesisë, e që më pas në media pretenduan se ishin sulmuar verbalisht nga mbështetësit e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Në Elbasan është përfshirë deputeti Gazment Bardhi, Dashnor Sula dhe Lefter Gështenja, edhe pse të gjithë votuan kundër kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, kryesia ndan anëtarët

kryesia pd zgjedhjet

Lini një Përgjigje