TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 07:45

Zgjedhjet/ Probleme me energjinë elektrike në një qendër votimi në Berat, procesi ende nuk ka nisur

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet/ Probleme me energjinë elektrike në një

Procesi i votimit për zgjedhjet e sotme në Shqipëri është shoqëruar me pengesa që në orët e para të mëngjesit në qytetin e Beratit.

Një nga qendrat e votimit, e vendosur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Lakra”, është përballur me mungesë të energjisë elektrike, çka ka bërë të pamundur fillimin e procesit zgjedhor në kohën e parashikuar.

Pavarësisht se qytetarët janë paraqitur pranë kësaj qendre për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, komisioni zgjedhor nuk ka mundur të nisë punën për shkak të mungesës së ndriçimit dhe të kushteve teknike.

 

Lini një Përgjigje