Mëngjesin e kësaj të diele Shqipëria ka nisur procesin e votimit. Një nga qendrat e votimit në Fushë Krujë po përballet me probleme.
Në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende procesi i votimit ndonëse tashmë ka nisur zyrtarisht procesi i votimit.
Në këtë qendër mungojnë dy anëtarë të cilët nuk janë paraqitur ende.
Ndërkohë në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare.
Me probleme po përballet edhe Kavaja, kryesisht qendra 2161/1 në Kavajë. Mësohet se nuk ka nuk ka nisur ende procesi pasi nuk ka ardhur operatori i KQZ.
Probleme ka edhe në qytetin e Lushnjës që në orët e para të mëngjesit.
Në Lushnjë QV 28/65 nuk ka filluar votimi pasi nuk punon kamera e pajisje PEI.
Ndërkohë që sekretari i PD nuk ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige.
Lini një Përgjigje