Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë, por problemet duket se janë të mëdha.
Në zonën e Astir, në kontejnerët që janë kthyer në qendra votimi, nuk ka nisur ende procesi i votimit.Votues të shumtë ndodhen para kontejnerëve duke pritur në radhë pasi 22 qendrat e votimit ende nuk janë bërë gati.
Ndërkohë te Parkut Olimpik nuk është hapur ende procesi.
Shkaku është se janë vendosur kapakët e kutive të votimit mbrapsht.
Në njësinë nr. 10 në Tiranë votohet në mënyrë elektronike. Mosha e tretë ka hasur probleme me këtë mënyrë votimi, ku ky qytetar është rikthyer edhe njëherë për të përfunduar procesin.
Lini një Përgjigje