TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Korrik 2025, 09:14

Zjarret në Vlorë, Haki Çako: Jeta e banorëve dhe turistëve nuk është e rrezikuar

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret në Vlorë, Haki Çako: Jeta e banorëve dhe
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka bërë një përditësimin e situatës së zjarreve në vend.

Sipas tij, mbrëmja e kaluar ka qenë shumë intensive në zonën e Lukovës, ku zjarret janë riaktivizuar dhe kanë qenë rrezik i madh për zonat e banuara.

“Kemi pasur zjarre masive në Bashkinë e Delvinës, Konispolit, Himarës dhe Vlorës. Është punuar dhe vijon puna intensive nga strukturat tona. Mbrëmja e kaluar ka qenë shumë intensive në zonën e Lukovës, ku zjarret janë riaktivizuar dhe kanë qenë rrezik i madh për zonat e banuara, por falë punës së jashtëzakonshme, u bë i mundur eliminimi i pasojave nga zonat e banuara”, tha Çako.

“Ka pasur rrezik të shtuar në Lukovë, ashtu si edhe në zonën e Delvinës. Kemi ende prezencë zjarri që po monitorohet në vazhdimësi, me të gjitha kapacitetet, të mbështetura edhe nga ajri me helikopterë”, shtoi Çako në një lidhje me “Dita Jonë”.

Sa i përket rrezikut që i kanoset banorëve dhe pushuesve, sidomos në Borsh, Çako tha se strukturat kanë qenë gjatë gjithë natës në krye të detyrës.

“Na është dashur që të ndërhyjmë edhe me mirëkuptimin e turistëve, duke i zhvendosur nëse ka pasur rritje të prezencës së zjarrit. Strukturat kanë qenë gjatë gjithë natës në krye të detyrës, duke bërë të mundur që të mos rrezikohet asnjë jetë qytetari.” tha ai.

haki Çako

Lini një Përgjigje