
Policia e Shkodrës ka reaguar sërish në lidhje me zjarrin masiv i cili ra në një treg rrobash të përdorura në Qafë Hardhi.
Policia bën me dije se në vendin ku ka rënë zjarr në tregun e rrobave të përdorura kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Vau i Dejës dhe Ulqini.
Zjarri ka përpirë 5 banesa, ndërsa policia ka evakuuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje ndodhet edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
"Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.
Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit", njofton policia.
Lini një Përgjigje