TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Gusht 2025, 20:23

Zjarri rrezikon parkun natyror, ironizon Auron Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri rrezikon parkun natyror, ironizon Auron Tare: Syri i Kaltër digjet,

Zjarri ka pushtuar prej orësh rrugën në aksin kombëtar "Bistricë-Syri i Kaltër" dhe është përhapur duke rrezikuar kështu edhe Parkun Natyror të syrit të Kaltër.

Pas evakuimit të gati 500 turistëve, vizitorëve që mbërritën aty për të shijuar kaltërsinë e ujërave të Syrit të Kaltër, Parku Natyror rrezikohet nga flakët. Lidhru me këtë situatë alarmante, Auron Tare, ka ironizuar me një postim në rrjetet sociale, vëmendjen dhe kujdesin për zonat e mbrojtura dhe festat që po zhvillohen aktualisht në vend.

“Më në fund arritëm ta djegim edhe Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Nuk kam ndonjë koment pasi fjalët janë të tepërta kush shikon këto pamje.

Mos harroni Çeço Fest në Gjiro dhe Nona në Përmet, muzikë aheng e bakllava”, ironizon Auron Tare në murin e tij virtual, por si një thirrje për reagim në këto ditë të nxehta ku asnjë vatër zjarri nuk duhet neglizhuar.

Lini një Përgjigje