TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Korrik 2025, 09:32

21 miliardë euro pasuri publike në duart e klientëve të Edi Ramës: skema e zhdukjes së pronës shtetërore në emër të “zhvillimit”

Shkruar nga Pamfleti

 21 miliardë euro pasuri publike në duart e klientëve të Edi

Qeveria ka transferuar me çmime nën koston reale pjesën më të madhe të pasurive shtetërore, kryesisht në bregdetin jugor dhe zonën e Lalzit, duke shkaktuar një humbje prej 2.3 miliardë euro për shtetin shqiptar...

Pasuritë shtetërore kanë përfunduar në duart e një grupi të përzgjedhur individësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe rrethin e tij më të ngushtë politik, përfshirë ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rreth dy muaj më parë përfundoi procesi i kalimit të 80% të pasurive shtetërore në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Më parë, këto pasuri administroheshin nga Ministria e Financave.

Transferimi u krye përmes një inventari fizik dhe rivlerësimi financiar që zgjati 6 muaj, i përgatitur nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Raporti përfundimtar i këtij procesi iu dorëzua Kryeministrisë.

Sipas këtij raporti, vetëm gjatë viteve 2014-2024, qeveria ka kaluar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte 21 miliardë euro pasuri shtetërore në duar private, përmes skemave të tilla si “Shqipëria 1 Euro”, “Investimet Strategjike” dhe programeve për zhvillimin rural.

Nga kjo shumë, 17 miliardë euro janë pasuri të dhuruara në zonat më të kërkuara turistike përgjatë vijës bregdetare, përfshirë Ksamilin, Butrintin, Sarandën, Borshin, Himarën, Orikumin, Vlorën, Fierin, Divjakën, Kavajën, Lalzin, Durrësin, Lezhën dhe Velipojën.

Ndërsa pjesa tjetër, rreth 4 miliardë euro, përfshin zona pyjore, ish-ndërmarrje shtetërore dhe reparte ushtarake në Labinot-Elbasan, Gramsh, Prrenjas dhe Maliq, të cilat u janë dhuruar bizneseve të lidhura me emra të njohur për publikun, si Gjergj Luca dhe figura të tjera me influencë lokale.

Këto shifra nuk përfshijnë pasuritë e dhëna për zhvillim në zona si Korça, Shkodra, Fier, Përmeti, Tepelena, Dajti, Berati, Dibra, kulla në Tiranë, Pogradec, Drilon, Tushemisht, resorti në Sazan dhe aeroporti “Pacolli” në Vlorë.

Një tjetër aspekt shqetësues është shitja e tokave dhe pronave shtetërore me çmime shumë më të ulëta se vlera e tregut, vetëm 10-20% të çmimit zyrtar, që ka sjellë një humbje prej të paktën 2.3 miliardë euro për buxhetin e shtetit.

Në disa raste, individët që kanë përfituar tokat përmes marrëveshjeve të përkohshme investimi për 20-30 vite, i kanë regjistruar në Kadastër si pronarë të ligjshëm, përmes ndryshimeve të bëra nga vetë qeveria në vendimet ekzistuese.

Këto veprime ngrejnë pikëpyetje serioze mbi qëllimin e vërtetë të këtyre politikave, si dhe për nevojën e një hetimi të thelluar dhe transparencë të plotë ndaj qytetarëve për mënyrën sesi janë trajtuar pasuritë publike të vendit./Pamfleti

21 miliardë euro klientët e edi ramës pasuritë shtetërore

Lini një Përgjigje