TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Korrik 2025, 15:33

UKT në duart e një çifti: Seks, tenderë dhe pastrim parash, denoncimi që trondit Kryeministrinë

Shkruar nga Pamfleti

Një punonjëse e brendshme e UKT denoncon me emër, detaje dhe fakte sesi drejtori i UKT-së dhe e dashura e tij sekserja kanë kthyer institucionin në një çerdhe pazari, pasurie të paligjshme dhe abuzimi me pushtetin. Aferat që do t’i çojnë përpara SPAK-ut.

UKT në duart e një çifti: Seks, tenderë dhe pastrim

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë, ku na eshte kerkuar ta bëjmë publik, gjithashtu dërguar paralelisht edhe në adresë të kryeministrit dhe kryetares në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, një punonjëse brenda UKT ka 'çjerrë' maskën e një skeme abuzive e korruptive, ku në qendër janë: Skerdi Drenova, ish-drejtor i OST dhe aktualisht drejtor i përgjithshëm i UKT-së, dhe Joana Nano, e përshkruar si "asistente", por në realitet sekserja e tij personale, e dashura dhe kontrolluesja de facto e institucionit.

Sipas burimit të brendshëm, Joana Nano, pa asnjë pasuri të deklaruar, me ekonomi mesatare dhe një rrogë rreth 700 euro/muaj, posedon një makinë Benz GLA me targa të personalizuara JN, një orë Rolex që “e ndërron çdo ditë” dhe një koleksion çantash të luksit që s’mund të justifikohet kurrsesi me të ardhurat e saj.

Kulmi i arrogancës? Ditëlindja e saj 30-vjeçare në bregdetin e jugut, në resortin 'Pastarella Beachfront', ku vetëm dekori ka kushtuar 30 mijë euro, ndërsa festa në total 70 mijë euro. Lugë dhe pirunj floriri për miqtë e zgjedhur, një orgji luksi në fytyrë të qytetarëve që nuk kanë ujë në rubinet.

Shtëpi, vila, dhe pseudonimi “OST”

Joana Nano dhe Skerdi Drenova bashkëjetojnë në një apartament luksoz në zonën e Komunës së Parisit, i cili, sipas denoncimit; figuron në emër të prindërve të saj, por në fakt shërben si pikë e grumbullimit dhe administrimit të të ardhurave të dyshuara nga korrupsioni.

Përtej këtij apartamenti, denoncuesja pretendon se Joana Nano disponon një shtëpi të dytë në Dhërmi dhe një vilë tjetër në zonën turistike të Qerretit, ndërsa kulmi i arrogancës është një vilë në një kompleks elitar, të cilës ka dashur t’i vendosë emrin simbolik “OST”, një referencë ironike ndaj detyrës së mëparshme të Drenovës si drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ku sipas burimeve janë vjelë miliona nga tenderat e fryrë dhe të manipuluar.

Për këtë qëllim, janë planifikuar të shkurtohen 220 punonjës, thjesht që Joana të marrë një zyrë dhe një rrogë drejtoreshe. Aktualisht ajo është futur si “Koordinatore” pranë drejtorit, por në realitet kontrollon çdo proces brenda UKT-së: nga emërimet, tek kontratat me operatorë ekonomikë dhe takimet e zyrës së drejtorit. Një sekserizëm i institucionalizuar.

Sipas të dhënave të siguruara, Joana ka qenë krahu i djathtë i Drenovës edhe në OST, ku për pesë vite ka ndihmuar në ndarjen e tenderave, mbledhjen e “përqindjeve” dhe pastrimin e parave përmes investimeve në prona dhe luks personal. Në këtë skemë, pozicioni i saj si asistente ka qenë thjesht një mbulesë.

Denoncuesja shkon më tej duke theksuar se Joana, përveç funksionit zyrtar dhe informal, është edhe partnerja e Drenovës dhe përmes këtij raporti përdoret si “bankomat” dhe filtër për çdo vendimmarrje në institucion.

Nëse thirrja publike e kësaj punonjëseje provohet, atëherë kërkohet një hetim i thellë penal, financiar dhe administrativ ndaj:

Skerdi Drenovës – për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, pastrim parash dhe krijim strukture klienteliste.

Joana Nanos – për pastrim parash, përvetësim funksionesh publike, ndikim të paligjshëm dhe përfshirje në veprimtari korruptive.

Kjo është një skemë e pastër e kapjes së një institucioni shtetëror për interesa personale dhe të një çifti mafioz, që në çdo vend serioz të botës do të përfundonte me kallëzim penal dhe sekuestrim pasurie. 

Letra drejtuar kryeministrit

Pershendetje,

Dua tju bej me dije se cfare bejne ne Ukt (ujesiellesin e tiranes), Skerdi Drenova dhe Joana Nano, 

Jam nje punonjese e ukt, une do ti Drejtohem eshe Struktures se posacme Antikorrupsion per ti cjerr masken ketij cifti mafjoz qe punen e stetit e perdorin per pasurim personal duke bere dallavere dhe pislliqe. 

Se si nje Drejtor i Pergjithshem si Skerdi Ismet Drenova perdor nje seksere me te cilen bashkejton per te mar parate e korrupsionit me tenderat qe ndan si Drejtor. 

Se pari e justifikon Joana Nano makinen Bnz Gla ngjyre e bardhe me targe JN ne fund te personalizuar makine me vlere 40 000 mij euro, 

Se dyti Ditlindja e Znj Nano ne Dhermi ku vetem Dekori ka bere 30 mij euro, dhe e gjith ditlindja ka kushtuar 70 mij euro me lug dhe pirunj floriri ne resortin me llukzoz ne Dhermi per 30 vjetorin e Zonjes seksere, tek Pastarella Beachfront Resort!( me pamje filmike)!

Se Treti orat e Dores Rolex qe nderron cdo dite dhe cantat Luis viton qe vjen ne zyre ku e kan burimin. 

Shtepia e banimit qe ka Joana me Drejtot Skerdin tek komuna e Parisit qe jetojne te dy ku mbajne edhe leket e korrupsionit ne emer te Gjoja prinderve pensionistvte joanes a e justifikon dot Joana?

Shtepin ne Dhermi dhe ne Qeret Joana ku shkon cdo fundjav me Drejtorin a e justifikon Dot????

Po vilen te Roling Hills ne emer te motres se Joanes a e justifikojne dot? Me qe ra fjala kesaj viles Joana ka dash tja ver emrin “OST”!

Te gjitha keto edhe plot zullume te tjera te ciftit Joana- Skerd ftoj publikisht Prokurorin e Posacme te Hetoj se si nje vajz si Joana Nano me pag mesatare 700 euro ne muaj si asistente dhe me dy prinder pensionist pa asnje te ardhur dhe pa prona dhe shpi zoteron pasuri marramendese dhe a e justifikon dot????

Pergjigja eshte shum e thjeshte: Joana ben sekseren e Skerdit ne Cdo vend pune qe emerohet Skerdi paradhoma e tij eshte Joana por jo vetem paradhoma por edhe zyra, takimet me palet e treta(Operatoret ekonomik i ben ajo) pazaret i ben kjo. 

Me stafin takohet kjo, emerimet i ben kjo, skerdi si seksere perdor joanen te cilen pervecse sekretare Drejtoresh Kabineti dhe seksere e ka dhe Dashnore ku Drejtori 60 vjecar Pervers shfryn fantazit e tij seksuale.

Dhe nepermjet Joanes pastron edhe leket e korrupsionit qe fiton nga Tenderat si Drejtor i OST per 5 vjet dhe tani tek ujesiellesi i Tiranes. 

Tek Ujesiellesi Skerdi ka propozuar Strukture te re dhe per te bere Joanen Drejtoresh Kabineti po shkurton 220 veta nga puna. 

Ne strukturen aktuale nuk ka Drejto Kabinet prane UKT, aktualisht ky zoteria e ka propozuar dhe aty do emeroj Joanen e tij(Bankomatin e tij). Nje turp i vertete. 

Te gjithe ujesiellesin e Tiranes e ka len qe te raportoj tek Joana. 

Aktualisht zonja ne fjale eshte Kordinatore prane Drejtorit te Ujesiellesit. 

Pra Defakto eshte Drejtoresh e Pergjithshme. 

Shpresoj ne Nderhyrjen tuaj kryeminister qe Ujesiellesi i Tiranes mos te lihet ne dore te Joanes se Skerdit .

Ju faleminderit!

skerdi drenova joana nano ukt ost tender kryeministri

Lini një Përgjigje