TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Korrik 2026, 15:28

Ne, edhe avokatët i kemi trafikantë droge: Kujtim Cakrani, avokati me dy emra i Artur Shehut, i dënuar në Itali, për trafik kokaine

Shkruar nga Pamfleti
Ne, edhe avokatët i kemi trafikantë droge: Kujtim Cakrani, avokati me
Kujtim Cakrani /

Në Itali, Kujtim Cakrani ishte Shpëtim Cakrani, 36 vjeç, i dënuar me 2 vite burg për trafik heroine në operacionin 'Medusa' (2007). Pas kthimit në Shqipëri, ndryshoi emrin për t'i shpëtuar mbikëqyrjes dhe ligjit anti-mafie. Sot, ai është avokati i Artur Shehut, 'kryeministri i qeverisë ARUBA'...

Pas 1 viti përfaqësim ligjor për të pandehurin e arrestuar Ilir Meta, avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar ndërprerjen e përfaqësimit ligjor ndaj klientit të tij në Gjykatën e Posaçme, ngaqë ka humbur besimin dhe bashkëpunimin nga klienti.

Kjo ishte deklarata si zyrë avokatie, por në TV A2 CNN, Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta e quajti "patronazhist" për çështjen e Zvërnecit, ngaqë është angazhuar si avokat i Artur Shehut, grabitës i tokave në Vlorë, trafikant ndërkombëtar dhe pastrues i parave me ndërtime luksoze.

Kujtim Cakrani tha: "Unë kam mbrojtur dhe do ta mbroj Artur Shehun dhe interesat e familjes së tij përballë drejtësisë, sepse përveç raportit avokat-klient, kam lidhje familjare me të."

Nuk është shkelje ligji apo cenim i figurës morale të avokatit kur ai angazhohet të përfaqësojë si klient në Prokurori, SPAK, gjykata e në institucione publike, për më tepër një të afërm të tij, qoftë trafikant, hajdut tokash e vrasës si Artur Shehu, sepse e paguan shumë mirë.

Ne, edhe avokatët i kemi trafikantë droge: Kujtim Cakrani, avokati me

Kujtim Cakrani, i dënuar me 2 vite burg në Itali për trafik heroine, ishte 36 vjeç

Por në rastin konkret, përveç lidhjes familjare, avokati Kujtim Cakrani dhe klienti i tij mafioz Artur Shehu, tashmë në kërkim nga SPAK si kreu i grupit "ARUBA", kanë një histori të njëjtë e të përbashkët në trafikim droge.

Avokati Kujtim Cakrani ka qenë i dënuar me 2 vite burg për trafik ndërkombëtar heroine në Itali, i arrestuar më 18 korrik 2007 nëpërmjet operacionit "Medusa", bashkë me 14 trafikantë të tjerë, si grup i organizuar trafikimi në Salento të Puglias gjatë viteve 2004-2005.

Ne, edhe avokatët i kemi trafikantë droge: Kujtim Cakrani, avokati me

Ishin vitet kur i afërmi i tij Artur Shehu kishte grupin e organizuar të trafikimit të drogës me baza aktiviteti në Itali e Shqipëri, që kishte lidhje dhe me grupin e trafikimit ku bënte pjesë Kujtim Cakrani, alias Shpëtim Cakrani.

Kur u arrestua dhe u dënua në moshën 36-vjeçare në Itali, Kujtim Cakrani kishte emrin e tij të lindjes Shpëtim Cakrani, atësia Luftar, amësia Burbuqe, dhe me këtë identitet u dënua 2 vite burg.

Ne, edhe avokatët i kemi trafikantë droge: Kujtim Cakrani, avokati me

Ndërsa pas kthimit në Shqipëri ndryshoi emrin, duke e bërë "Kujtim Cakrani", që t'i shpëtonte mbajtjes nën mbikëqyrje nga agjencitë ligjzbatuese dhe për t'i shpëtuar kufizimeve e sanksioneve të ligjit anti-mafie.

Sot, trafikanti Shpëtim Cakrani është "dora e vetë" avokati Kujtim Cakrani, që po shërben si avokat mbrojtës i grabitësit të tokave dhe trafikantit Artur Shehu, i skeduar si "kryeministër i qeverisë ARUBA", që përcaktonte tokat dhe projektet për kulla, pallate, hotele, resorte dhe diktonte lejet e ndërtimit te kryeministri zyrtar Edi Rama.

Dënuar 2 herë penalisht dhe në Shqipëri

Me Vendimin Nr. 181, datë 14 korrik 2005, Gjykata e Fierit ka dënuar trafikantin avokat Kujtim Cakrani, alias Shpëtim Cakrani, me 2 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë, por Gjykata e Lartë ia konvertoi në 3 vite shërbim prove.

Me Vendimin Nr. 85, datë 19 shkurt 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e dënoi avokatin trafikant Kujtim Cakrani me 200 mijë lekë gjobë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë./Pamfleti

 

edhe avokatët i kemi trafikantë droge kujtim cakrani artur shehu

1 Komente

  1. O
    Oslo

    Pse nuk zbatohet vendimi I gjykates

    Lini një Përgjigje