TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Maj 2025, 10:22

“Air Albania”, e zhytur në borxhe dhe probleme financiare; hyn në lojë fajdexhiu turk Sinan Isik

Shkruar nga Pamfleti

 “Air Albania”, e zhytur në borxhe dhe probleme financiare; hyn

“Air Albania”, ndërmarrja që nisi si projekt krenarie kombëtare, sot është kthyer në një gropë të zezë financiare dhe në një çarter luksoz privat për Edi Ramën, me miliona euro borxhe të mbuluara nga hijet e klientelizmit dhe sekserëve të oborrit të tij...

Kompania “Air Albania” u themelua me vendim qeverie Nr. 530, datë 11 shtator 2018, si një shoqëri aksionare me një strukturë pronësie që, që në fillim, ngriti pikëpyetje: 49% “Turkish Airlines”, 41% kompania “MDN Investment” e mikut personal të kryeministrit, Sinan Idrizi, dhe vetëm 10% shteti shqiptar përmes “Albcontrol”. Me një kapital fillestar qesharak prej 500 mijë dollarësh, kompania u paraqit si “flamuri ajror kombëtar”, por në fakt ishte një projekt i personalizuar – një kompani çarter për Bablokun.

Në gati 7 vite aktivitet, “Air Albania” ka rezultuar jo vetëm një dështim financiar, por edhe një subjekt me sjellje mafioze: nuk dorëzon bilance, nuk publikon të dhënat në QKB dhe nuk raporton në tatime. Arsyeja është e thjeshtë: kompania është bërë pronë personale e kryeministrit, që prej vitesh përdor avionin “Ismaili” si mjet udhëtimi personal, duke shkrirë miliona euro fonde pa asnjë transparencë.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e tij të 27 janarit 2025, deklaroi se vetëm fluturimet e Ramës me çarterin “Ismaili” kanë shkaktuar humbje mbi 20 milionë euro për kompaninë gjatë periudhës 2019–2024. Me fjalë të tjera, Edi Rama e ka falimentuar qëllimisht këtë kompani, për t’i siguruar vetes komoditetin e një presidenti të korporatave.

Për të mbijetuar financiarisht, kompania ka hyrë në borxhe të mëdha, të negociuara në mënyrë private nga Sinan Idrizi – miku, sekseri dhe menaxheri informal i linjës së Bablokut. Një nga këto marrëveshje është borxhi prej 10 milionë eurosh që “Air Albania” i ka shtetasit turk Sinan Isik, i cili ishte regjistruar në kompani si “pilot” me pagë mujore 5500 euro – por në realitet ishte kreditori i fshehur që mbante në këmbë linjën e Ramës.

Kur pagesa nuk u bë brenda afatit, Isik e paditi kompaninë në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar sekuestrimin e aksioneve dhe pasurive të “Air Albania”. Gjyqin e fitoi dhe në 6 nëntor 2023 u bë edhe sekuestrimi zyrtar. Megjithatë, shteti – që duhej të ishte garant i transparencës dhe ligjshmërisë – heshti. Deri në shtator 2024, nuk ishte bërë asnjë veprim për të shlyer borxhin apo për të ndalur humbjet.

Sot, “Air Albania” nuk është më një kompani ajrore. Është një mjet klientelist për luksin e një njeriu dhe për pasurimin e një rrethi të ngushtë që sillet rreth tij si satelitë. Flamuri kuqezi i ngjitur në trupin e avionit, është vetëm një strehë hipokrizie që fsheh brenda një histori hajdutërie, korrupsioni dhe borxhesh të mbledhura në emër të kombit./Pamfleti

“Air Albania”, e zhytur në borxhe dhe probleme financiare; hyn

“Air Albania”, e zhytur në borxhe dhe probleme financiare; hyn

“Air Albania”, e zhytur në borxhe dhe probleme financiare; hyn

air albania sinan isik

Lini një Përgjigje