TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Prill 2026, 14:10

Shkodër/ I “krimburi” Mark Molla: 8 vite burg për vjedhje, afera në ujësjellës; 65 vjeç emërohet administrator i universitetit ‘Luigj Gurakuqi’

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ I “krimburi” Mark Molla: 8 vite burg për vjedhje,
Hajduti Mark Molla /

Klane të përfshira në interesa e punë të zeza brenda dhe jashtë Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe qarqe kriminale e politike në Shkodër, janë përfshirë në një skemë të përbashkët klienteliste e antiligjore, duke emëruar Administrator të Universitetit, famëkeqin Mark Molla.

Sipas pikës 1, neni 51 të ligjit për Arsimin e Lartë, Administratori i Universitetit Publik, ka detyrë funksionimin financiar të universitet, dhe është përfaqësuesi ligjor për çështjet financiare.

Por ka dhe kritere, që kandidati të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë; dhe të mos ketë asnjë abuzim, në administrimin e institucioneve apo shoqërive shetërore.

Sipas dokumentave, Mark Molla që qarqet e krimit e emëruan administrator në Universitetin “Luigj Gurakuiq” të Shkodrës, rezulton një figurë e “krimbur”; i dënuar me 8 vite burg me vendim të formës së prerë, për vjedhje të pasurisë publike e falsifikim dokumentash.

Më konkretisht, Mark Molla, me atësi Ndoc e amësi Lule, i datëlindjes 25 maj 1961, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkodrës, me Vendim Nr. 143, datë 2 qershor 1989; për përvetësim të pasurisë publike, shpërdorim detyre e  falsifikim dokumantesh zyrtare.

Disa nga aferat e Mark Mollës, gjatë viteve si Administrator i Ujësjellësit të Shkodrës

Mark Molla, ka fshehur dënimin me 8 vite burg, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit, por nuk mund ta fsheh Raportin e Auditimit Nr. 5/1, datë 17 janar 2022 të kryer nga KLSH në Ujësjellës-Kanalizime të Shkodrës, për periudhën 1 korrik 2017-31 dhejtor 2021, kur ishte administrator, dhe në të cilin rezultojnë shumë afera financiare:

- Vjedhje dhe falsifikim dokumentesh në tenderin 77 milionë lekë për blerje automjetesh.

- Vjedhje gjatë sezonit veror me sasitë e ujit në Velipojë, duke deklaruar 50% faturime, shitje e arkëtim; ndërsa nga 890 subjekte biznesi turistike, për 140 subjekte nuk deklaroi fare furnuzim me ujë.

- Vedhje në tenderin për blerje pajisje hidraulike, me shtesë fiktive fondi 110 milionë lekë, për zbatim të kontratës së furnizimit në masën 60% dhe mashtrim sikur u realizua 100%.

- Vjedhje në tenderin për ndërtim stacioni pompimi e rrjet ujësjellësi në fshatin Kullaj të Gruemirës, me vlerë 475 milionë lekë; rezultoi me diferenca punimesh të pakryera në vlerën 135 milionë lekë, dhe mashtrim sikur projekti u realizua 100%..

- Vjedhje në tenderin e 3 automjeteve me qira nga privati, në vlerë 174 milionë lekë për 5 vite, por që ishin jashtë funksionit e nuk u përdorën, ndërsa Mark Molla firmosi pagesat.

Aventurat financiare të Mark Mollës, arritën deri në atë absurditet, sa për Ujësjellësin e Shkodrës, mori me qira 3 mjekë të spitalit për vitet 2016-2022, për gjoja kontrollin mjekësor të punonjësve, me vlerë page 24 milionë lekë, mjekë që nuk shkuan asnjë ditë në punë, sepse ishin me kohë plotë në spitalin e Shkodrës.

Një ndër rekomandiamet e KLSH, për Bashkinë-Shkodër, ishte shkarkimi i Administratorit të Ujësjellësit, Mark Molla; rekomandim i vitit 2016, me prova vjedhjesh e abuzimesh.

Dy pyetje logjike e ligjore, drejtuar Bordit Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”- Shkodër

- A mund të emërohet administrator ekonomiko-financiar i unversitetit të Shkodrës, hajduti Mark Molla, i dënuar me 8 vite burg për vjedhje të pasurive publike e falsifikim dokumentesh zyrtare?

- A lejohet të zgjidhet apo emërohet administrator i universitetit Mark Molla; 65-vjeçar i datëlindjes 20 maj 1961; i cili për 2 muaj del në pension pleqërie?(Vijon...)/Pamfleti

 

hajduti mark molla administrator i universitetit të shkodrës

5 Komente

  1. B
    BP

    Marku mund te ketë bërë burg, por ka bërë kthesë, dje pasi emërohet do të marrë edhe pension nga Perversiteti i Shkodrës.

    1. K
      Kjo është ringordhja

      TURP

      1. L
        Leone

        Hahahahaha!! Dhe rektori Tonin Gjuraj kërkon nga Rama fonde për zhvillimin e kampusit universitar më Shkodër.... mbase ja miraton dhe Molla është gati....

        1. q
          qeretivebi

          FAQJA E ZEZE E TURPI I ATYRE QE E MENDUAN DHE E VOTUAN GJITHÇKA PO NDODH TANI KA MUNDESI EDHE NJE BURRE TE NGELET SHTATEZEN DHE SDO TE JET ÇUDI

          Lini një Përgjigje