Grupi i 14 drejtuesve të arrestuar e pezulluar në policinë e Shkodrës, për përfshirje në kultivimin e parcelave të drogës, ishte rezultat i denoncimeve të bëra te zyra e DEA në Tiranë, ndërsa drejtuesit e lartë kishin dijeni për implikimin e vartësve, por nuk vepronin sepse kultvuesit janë të lidhur me kupolën e pushtetit...
Prej 1 muaji, policia e shtetit ka nisur asgjësimin e parcelave me drogë në zonën e Krujës, Lezhës, Shkodrës, por aksioni është imponuar nga Agjencia Anti-trafik DEA Amerikane, e cila më 6 mars 2023 u bëri thirrje shqiptarëve, të denonconin çdo rast kultivimi e trafikimi të drogës.
Kanë qenë të shumta, denoncimet te numri telefonik: +1 571 502-7846 dhe te adresa elektronike: “[email protected]” të zyrës që DEA ka hapur në Tiranë, me detaje e emra për çdo parcelë droge të mbjellë në Shqipëri.
Mbi bazën e këtyre informacioneve dhe verifikimit nga burime të tjera konfidenciale, zyra e DEA në Tiranë, në zbatim të marrëveshjes së përbashkët Anti-trafik, i dha ultimatum policisë shqiptare të fillonte asgjësimin e parcelave të drogës.
Duke mos pasur besim te policia shqiptare, në skuadrat e asgjësimit të drogës, DEA ka angazhuar agjentët e saj, të cilët kanë marrë informacione të sakta e konkrete për çdo parcelë në çdo zonë, prandaj këtë herë policia shqiptare nuk po bën diferencime klienteliste në asgjësimin e tyre.
Gjithsesi, fakti që për shumë parcela në Krujë, Lezhë e Shkodër, po raportohet sikur nuk dihen kultivuesit e sikur ata nuk janë kapur dot, tregon se policia po i fsheh, mbron dhe i njofton autorët para kryerjes së aksioneve.
Edhe grupi i 14 drejtuesve policorë të arrestuar e pezulluar në Shkodër, për përfshirje në kultivimin e parcelave të drogës, ishte rezultat i denoncimeve të bëra te zyra e DEA në Tiranë, ndërsa drejtuesit e lartë policorë kishin dijeni për implikimin e vartësve, por nuk vepronin sepse kultivuesit janë të lidhur me kupolën e pushtetit.
Nga Kruja e deri në krejt zonën veriore po asgjësohen të gjitha parcelat e mbjella me drogë, por zyrës së DEA-s në Tiranë, i ka bërë përshtypje fakti, se drejtuesit qëndror të policisë, po tentojnë të mos e shtrijnë aksionin në zonat e tjera.
DEA po kërkon që aksioni i asgjësimit të drogës të fillojë urgjentisht e paralelisht në 3 zona të tjera ku ka kultivim masiv, konkretisht në zonën Pukë-Kukës-Burrel-Bulqizë-Dibër; në zonën Ballsh-Tepelenë-Përmet-Gjirokastër-Vlorë-Sarandë; dhe Elbasan-Pogradec-Korçë-Ersekë.
Por Rrumbullaku po heziton, me justifikimin se nuk ka forca mbasi i ka angazhuar me aksionin në Veri-Lindje dhe në ruajtjen e rendit, kur realisht policia ka forca të shumta, madje para 3 ditësh, punëosi 240 efektivë të tjerë terreni.
Por, siç duket ka marrë urdhër nga nga ata në krye të pushtetit, që parcelat në zonat jugore e jug-lindore të mos preken tani që është vakti i pjekjes së drogës, fakt që DEA e di dhe ka këmbëngulur që aksioni të fillojë menjëherë./Pamfleti
Lini një Përgjigje