TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Qershor 2026, 12:28

Biznesmeni Ardi Kollçaku; në lupën e SPAK për pastrimin e parave të kokainës, leje për kulla nga Tirana në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Biznesmeni Ardi Kollçaku; në lupën e SPAK për pastrimin e
Ardi Kollçaku /

Ardi Kollçaku në qendër të dosjes së SPAK-ut; perandoria e betonit nën hetim për pastrim parash

Ish presidenti i ekipit të Skënderbeut  Ardi Kollçaku, pronari i "Anchor Investments", është një nga emrat që SPAK dhe BKH kanë vënë në shënjestër më 16 qershor, në kuadër të operacionit kundër trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave. Kollçaku nuk është mes të arrestuarve, por kontrolli në 23 ambiente e vendos atë dhe perandorinë e tij të betonit në qendër të dosjes ku dyshohet se paratë e zeza të drogës kanë hyrë përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.

"Anchor Investments" nuk është thjesht një kompani ndërtimi. Kollçaku zotëron 45% të saj, por struktura që ka ndërtuar është ajo që bie në sy. Zinxhiri i kompanive që ai kontrollon përfshin Anchor Beton, Seaside Residence I, Alias Power, Tirana West Center, Sun Palasë dhe Tirana Tower. Një strukturë që prodhon betonin, ndërton kullat dhe shet njësitë, pa dalë asnjëherë jashtë grupit. Ky është pikërisht modeli që hetuesit e SPAK e njohin mirë.

Tirana Tower, me NIPT M41724028H, zotërohet 100% nga Anchor Investments. Kulla është pronë e plotë e shoqërisë së Kollçakut. Por ajo që e bën këtë strukturë të rrezikshme për Kollçakun është fakti se çdo verifikim mbi origjinën e kapitalit të Anchor e prek drejtpërdrejt edhe këtë projekt.

Hetimi i SPAK ka nxjerrë në pah tri gjurmë që lidhin Kollçakun me pastrimin e parave.

Biznesmeni Ardi Kollçaku; në lupën e SPAK për pastrimin e

E para është origjina e kapitalit fillestar të Anchor dhe e kontributit prej 45% të Kollçakut. Pyetja është e thjeshtë: nga erdhi kapitali që ndërtoi këtë perandori betoni?

E dyta është shitja e njësive të kullave. Prokuroria dyshon se transaksionet janë bërë me para në dorë jashtë sistemit bankar, me çmime nën vlerën reale të tregut dhe me blerës të lidhur me persona nën hetim.

E treta është furnizimi i betonit përmes Anchor Beton brenda grupit, një fluks parash që mbahet i mbyllur nga jashtë.

Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues, Ardi Kollçaku u regjistrua pronar përfitues për 45% të kullës më 3 qershor 2024.

Ashtu si miku i tij Agim Zeqo, Ardi Kollçaku sot nuk është i pandehur. Por kontrolli i BKH-së, zinxhiri vertikal i kompanive të tij dhe modeli i shitjeve të kullave e vendosin atë në qendër të një dosjeje që kërkon llogari. Pyetja që shtrohet është se sa lart do të shkojë kjo dosje dhe çfarë do të zbulojë për perandorinë e betonit që Kollçaku ka ndërtuar. /Pamfleti

 

ardi kollçaku spak

7 Komente

  1. T
    Tymi

    Po na duket vetja si ne filmin Perballimi ne 45 u bet me keq se Enver Hoxha bjeri pasanikeve dhe kulakeve????????????????

    1. V
      Vertete

      Edhe nje bole po te shikoje cfare bejne keta i ben gropen ligjerisht e jo me BKH dhe SPAK

      1. A
        Aleksandri

        Shkoni deri ne fund se do gjeni xhevahir.Agim Zeqon me shoke deri ke Zeni,Frangaj e kompani.na hiqen dhe biznesmen te medhej pa le.

        1. g
          genc

          nuk eshte Agim Zeqo, eshte familja frangaj qe fshihet ky pastron parate e pista. ato cuna qe bejne burgun ia ka marre leket, per kete ordinerin si matrapaz, mashtrues me ne krye Aleksander Frangaj eshte autori i ketyre zallamahinave. Jane si Klan qe punojne me mashtrime kudo. fshihet frangaj dhe sinaj dhe do te ndertoje kulle ne Vlore dhe kulla ne Tirane. tani erdhi fundi i maskarades se mbretit frangaj.

          1. F
            FU

            sa njerez ka marr me qafe ky mut

            1. f
              frangaj

              Kulla 34 kate ne rrugen xhanfize keko, jo vetem sekuestro. Po eshte fallsifikuar edhe trualli i pronareve qe e kane blere ne privatizim, ardi kollcaku se bashku me frangaj i kane tjetersuar pronareve truallin e kulles tirana tower dhe truallin tjeter prane kesaj kulle. E kane rrethuar dhe nuk lejne asnje te hyjne se zbulohet korrupsioni. Ai truall i kulles eshte ne hetim nga spak dhe prokuroria dhe shpallur fallsifikim dokumenta dhe shperdorim detyre nga shume persona te administrates nga ky fshatari me frangaj, shyti etj. (grup). shkoni merrni info ne prokurori tirane e spak. Dosja shkon me lart te aleksander frangaj. Servili i Rames. Kompania Anchor nuk ka ndertuar kurre vetem kur mori leje kete kulle 2023, moren leje te tjere paralel per tu maskuar. Kompania Anchor Invetsment eshte celula e korrupsionit qe ne origjine nga te afermit e Frangaj Cela, aty do gjeni korrupsionin e lidhur me administraten ne favor te tij. Kane vjedhur leket Ipard me kompani sekondare nga kjo kompani meme, ku ishin kompani fiktive se nuk punonin fare. Thjesht dallohet administratoret dhe ortaket qe nga viti 2017 e sot, qe xhirohen dhe levizin me shitje kuotash dhe dhurime, emerime.

              1. E
                Expo3

                5 vite kompani fiktive qe merret shqeto me pastrim parash. Lejne dhe puntoret pa paguar me muaj te tere ndyresirat, dhe qarkullojne leke te piset duke ngritur kulla pafund, per ti pastruar leket mire Frangajt. Lepirsa te Rames, qe shesin veten sikur cfare jane, me leke droge. Nqs spaku do tregohet dinjitoz dhe i paluhatshem, duhet ti fuse brenda keto plehra sa me pare sepse prova kane pafund, ordinere qe hane ne kurriz te punetorve dhe nderkohe shijojne jeten e luksit.

                Lini një Përgjigje