TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Qershor 2026, 15:43

Dy vendimet e Eni Vasilit: 284 milionë lekë për Festivalin e Pranverës; shpërblime për veten dhe shefat e RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Dy vendimet e Eni Vasilit: 284 milionë lekë për Festivalin e

Më 1 qershor, drejtoresha e RTSH-së miratoi koston e festivalit pasi ai u zhvillua, 284 milionë lekë për një aktivitet që u realizua me stafin dhe pajisjet e brendshme. Por me Vendimin Nr. 26, ajo i shtoi shpërblime 'të veçanta' për punonjësit, pa publikuar listat e emrave dhe vlerat. Vendimet i firmosi Kryetari i Këshillit, Fatjon Hoxhalli, pasi gjeti 'gjuhën e pazarit' me Enin.

Disa ditë më parë, "Pamfleti" publikoi një skandal të Drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, për nisjen e festivalit "Këngët e Pranverës", pa përcaktuar shpenzimet e këtij aktiviteti, kur fillimisht hartohet plan-preventivi.

Edhe me kostot e këtij festivali, drejtoresha Eni Vasili bëri marifetin e shpenzimeve fiktive, të publikuara me Vendimin Nr. 27, datë 1 qershor 2026, duke miratuar vlerën rreth 284 milionë lekë për realizimin e festivalit "Këngët e Pranverës".

Dy vendimet e Eni Vasilit: 284 milionë lekë për Festivalin e

Por mbi koston e festivalit, Eni Vasili ka shtuar edhe një kosto tjetër financiare, të emërtuar "Shpenzime shpërblimesh për ekipin e punonjësve të RTSH-së që realizoi festivalin 'Këngët e Pranverës 2026'".

Në Vendimin Nr. 26, datë 1 qershor, të paraqitur nga drejtoresha Eni Vasili dhe të miratuar në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, thuhet:

·         Pika 1: Të gjithë punonjësit e RTSH-së, të cilët u angazhuan drejtpërdrejt në përgatitjen, organizimin, realizimin, prodhimin dhe transmetimin audioviziv të Festivalit të Pranverës, të shpërblehen në përputhje me zërat e preventivit financiar.

·         Pika 2: Shpërblimet do të zbatohen vetëm për punonjësit e përfshirë në listat e propozuara nga drejtuesit e njësive administrative dhe nga drejtuesit e strukturave të tjera, të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, sipas përgjegjësive dhe punës së kryer për këtë aktivitet.

Dy vendimet e Eni Vasilit: 284 milionë lekë për Festivalin e

Por Eni Vasili ka mbajtur sekret listën me emrat e atyre shefave e punonjësve që janë shpërblyer dhe vlerat financiare që u janë dhënë prej saj si shpërblim mbi pagat, ku sipas ligjit dhe rregullores së Radio Televizionit Shqiptar, çdo pagesë dhe shpërblim duhet bërë publik.

Abuzimi financiar me këto shpërblime është ky: Ata që përgatitën festivalin "Këngët e Pranverës" janë të gjithë shefa e punonjës të RTSH-së dhe po kështu pajisjet e materialet ndihmëse, ndërkohë që janë paguar dhe 284 milionë lekë si kosto për festivalin.

Nuk ka dyshim që Eni Vasili ka futur emrin e saj në listën e shpërblimeve, si drejtore e festivalit; por bën përshtypje fakti që vendimet e para për shpenzimet e festivalit nuk i ka firmosur Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, për shkak të prishjes së pazareve.

Ndërsa dy vendimet që po publikojmë sot i ka firmosur, ngaqë siç kuptohet, ka gjetur gjuhën e pazarit me drejtoreshën Eni Vasili; ndërkohë që "specialistë" të jashtëm me pagesa për festivalin ishin familjarë të drejtuesve të Radio Televizionit Shqiptar./Pamfleti

 

dy vendimet e eni vasilit

8 Komente

  1. B
    Boni

    Ore si zgjidhen keta anetaret e keshillit drejtues? Keto Eno Civicin e shikojme nga te gjitha anet qe nga bashkia e gjithkund tjeter! Djali i babait ky apo ben veze? Keta pensionistet e tjere mire eshte te rrisin niper e mbesa e t'i lene qokat e rrogat! Edhe thone pastaj nuk shikohet me sy TVSH. Sa i perket shperblimit qe mund t'i kete bere Eni vetes: I lumte piçka! Se mos vajti aty per te rregulluar TVSH!

    1. A
      Andi

      RTSH nje fole hajdutesh qe ka humbur çdo funksion nje media qe nuk ka asnje vlere qe ne qe vazhdojme ta financojme me detyrim nga taksat tona ka ardhur koha qe kjo fole hajdutesh duhet shkrire sa me pare nese jo Prisni çudirat e radhes Keto taksa mund te perdoren diku tjeter por jo ne xhepat e ketyre hajduteve ordinere Mos na vini taksa per keta hajdute te frikshem

      1. S
        SNIPER 007

        Festivali i Pranveres thuhet se u be totalisht me nje Studio Grafike jashte televizionit nga e njejta qe ka fituar dhe tenderin e rebrandimit. Grafikat e shemtuara te festivalit stil pakistanez thuhet shkuan 80 milion leke, nje skandal i vertete. Drejtoresha duhet hetuar per lidhjen e saj me kete studio pasi per perkushtimin e saj ndaj kesaj studio hoqi dhe drejtorin e grafikes, referuar emisionit "Stop" i dates 8 qershor, sepse kundershtoi menyren abuzive te dhenies se ketij tenderi. Thuhet se ne pak muaj studio ne fjale mori nga RTSH rreth 200 milione leke, fut ketu dhe grafikat shoqeruese skandaloze qe shoqeruan Alis ne Eurovizion. Flitet qe drejtoresha eshte bere me shtepi te re, normale po te mendosh se si funksionojne gjerat ne Shqiperi. Plus llogarit qe keto ndodhin ne kohe te trazuara qe se ka mendjen njeri te abuzuimet e Eni Vasilit, pasi po te kishte shtet dhe Spak Eni Vasili duhet te ishte ne burg, bashke me biznesmenin qe e mbeshtet dhe u ben presion mediave sa here sulmohet drejtoresha. Me te ne burg duhet te shkoje dhe juristja simpatike e cila i "qep" tenderat por qe harron se shume shpejt Spaku do vije dhe do ja "shqepi" nje e nga nje. Askush nuk do shpetoje!

        1. A
          AMANDA

          Ne fakt mire ben qe i bejne jashte gjerat, se me studion dhe grafikat qe pashe per boterorin mu duk sikur po shihja RTSH-ne e vitit 97. Nje skandal i vertete. Se kuptoj ku i cojne gjithe ato leke qe marrin! Se mire vidh po te pakten bej dicka te hajrit..."Edhe lapsat" thoshte dikur Bujar Asqeriu.

        2. V
          Vezhguesi

          Po ky kryetari i keshillit a eshte normal?! Se historikisht kryetaret dhe keshilli ka qene nje lloj kondrapedali per drejtuesit e RTSH. Se kuptoj per cfare paguhen, se po te ishte se do ishin per cdo gje dakort mjaftonte drejtoresha. Ajo vidh me tendera ky pro, ajo hiq njerez profesioniste nga puna ky pro, ajo jepi shperblime njerezve te vet ky prape pro, ajo mashtron nen masken e EBU ky gjithmone pro, ajo emeron shoket dhe kushurinjte ne poste drejtuese ku i mban pishtarin. Gjynah se eshte dhe djale i ri...

          1. B
            BF 2000

            Spaaaak ku je Spaaaak! Mos fli gjume! Thirre drejtoreshen jepini nje kafe...dhe pastaj 2 paketa. E dini vete ju...

            1. A
              Atasheu GB

              Po kur do te shkoje dhe ambasadore! Kokrra e diplomates dmth. Se qe ka marre fund ky vend nuk diskutohet, por puna eshte qe e keqja ketu spaska as fund as meshire per kete vend. Se si mund te dergosh amasadore kete specie gjysem njeri gjysem vemje, vetem kryeministri yne mund ta mendoje. Por ishalla spo e le Spaku te realizohet, se sikur jane hap llafet qe firma eshte vene. Larg qoft!

              1. D
                Deputeti DR

                Perderisa eshte Zeqineja deputete, pse mos jete dhe Eni ambasadore?! Bejme dhe Mozen kryeministre dhe e mbyllim kete muhabet!

              Lini një Përgjigje