Vendimi nr. 194, 26 mars 2026: Nga 30 aplikimet ekzistuese, do të përzgjidhen vetëm 10 subjektet e paracaktuar. Në ligj kërkohej xhiro 20 milionë euro dhe 1.2 miliardë lekë garanci, në vendim mbeti vetëm 500 mijë lekë për t’u futur në garë...
Më 1 janar 2019, kryeministri Edi Rama, për të krijuar një monopol të kontrolluar nga i vëllai e klani i tij, mbylli bastet e ligjshme sportive, me pretekstin se janë shkak për konflikte në familje e krime mes individësh, duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinove në hotele e resorte.
Në muajin prill 2024, pesë vjet pas bllokimit, ai miratoi ligjin që rihapi bastet sportive online vetëm me 10 licenca, por ligji nuk u zbatua për 2 vite, për të lejuar vazhdimin e aktivitetit të tyre pa licencë nga grupe kriminale të lidhura me kupolën e qeverisë dhe policisë.
Duke përdorur Drejtorin e Komisionit të Licencave, Gjergji Taho, dhe ministrin Petrit Malaj, kryeministri Edi Rama bllokoi qëllimisht licencat, për të lejuar bastet e grupeve ilegale "333", "CR7", "B3T", "Arena", "Modig", "Trodo Caffe", "Fair Play Bast", "Barcelona", "Viena" etj.
Dalja e aktivitetit të basteve ilegale jashtë kontrollit të klanit kryeministror detyroi Edi Ramën që më 26 mars 2026 të firmoste vendimin për nisjen e aplikimeve të dhënies së licencave.
Siç kuptohet, Edi Rama ka mbyllur pazaret me 10 klientët që do t'ua japë licencat, ndërsa ministri i Financave, drejtori i Lojërave të Fatit dhe drejtuesi i Komisionit të Licencimit do të bëjnë garën formale dhe do të firmosin shpalljen fituese të firmave që do të marrin 10 licencat e basteve.
Vendimi nr. 194, datë 26 mars 2026, përcakton kriteret e vlerësimit të aplikuesve, afatet, procedurën e konkurrimit, metodologjinë e pikëzimit dhe përzgjedhjen e subjekteve private, që do të kërkojnë licenca për aktivitetin e basteve sportive online.

Me anë të procedurës konkurruese do të bëhet përzgjedhja e 10 subjekteve që do të pajisen me licenca për 10 vjet, duke e servirur sikur nuk është bërë asnjë aplikim, kur siç ka raportuar "Pamfleti" 2 muaj më parë, deri më 31 dhjetor 2025 ishin bërë 30 aplikime.
Në vendimin e qeverisë thuhet se gara për licencat do të jetë e hapur dhe e barabartë sipas kritereve të vendosura, por për t'u dhënë 10 licencat atyre me të cilat ka bërë pazaret Edi Rama, procedura është konceptuar që të përzgjidhen e licencohen 10 subjektet e paracaktuar.
Një nga marifetet është ky: Aplikimet paraqiten vetëm nga subjekte Shoqëri Aksionare, por aplikime mund të bëhen edhe nga një bashkim personash juridikë jo shoqëri aksionere, që nënkupton se kanë të drejtë të marrin licencë 4-5 individë të regjistruar si "Person Fizik".
Në ligj përcaktohej kushti që çdo subjekt aplikues për licencë bastesh duhet të jetë në ortakëri me subjekt të huaj, që të ketë 3 vitet e fundit aktivitet lojërash fati në 3 shtete të BE/OECD; të ketë realizuar jo më pak se 20 milionë euro xhiro vitin e fundit dhe të ketë 1.2 miliardë lekë të ngurosura si garanci për aktivitetin në Shqipëri.
Ndërsa në vendimin e qeverisë të datës 26 mars 2026, këto kritere nuk janë vendosur, duke i zëvendësuar vetëm me kushtin që çdo aplikues për licencë bastesh duhet të paguajë paraprakisht 500 mijë lekë, si garanci për t'u pranuar në garë./Pamfleti
Jeni shume te peshtire pamfleti, nje nga vendimet me te mira qe ka marr Rama ka qene mbylla e basteve me 2019. Ka shpetuar shume familje nga shkaterrimi. Sigurisht nje perqindje e vogel e te varurve nga loja do te kene gjetur mundesin per te luajtur ilegalisht por keto gjera ndodhin kudo.
Shtet mafioz, vetem ne rrethin e Elbasanit te gjitha pikat e basteve kontrollohen nga Cela dhe banda e patronazhistave.