TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Dhjetor 2025, 13:48

Edi Rama deklaron “mal” 301 ha në bregdetin Maminas- Lalz; grabitje me skemën “Paketa e Maleve”

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama deklaron “mal” 301 ha në bregdetin Maminas- Lalz;

Këto sipërfaqe janë paracaktuar t’i dhurohen grupeve të ndërtuesve, me të cilët Babloku ka bërë pazare për resorte, hotele, komplekse pallatesh e vilash pranë bregut të detit...

Ligji nr. 20, datë 13 mars 2025, “Për paketën e maleve”, përcakton vetëm zonat malore për investime biznesi me bujtina, resorte, ferma e aktivitete të tjera, mbi toka që do t’u falen nga shteti me 10 vite pa taksa, 500 aplikuesve të parë.

Por Vendimi Nr. 716 i qeverisë, i firmosur nga kryeministri Edi Rama, për përcaktimin e zonave për investime në Bashkinë Shijak, ka shpërfillur ligjin “Paketa e maleve”, duke deklaruar si “zonë malore”, zonën bregdetare Maminaz-Lalz.

Edi Rama deklaron “mal” 301 ha në bregdetin Maminas- Lalz;

Në këtë territor të lakmuar në zonë bregdetare, Babloku ka miratuar 20 zona zhvillimi me sipërfaqe totale 301 hektarë si gjoja zonë malore, për investime ndërtimi me resorte, hotele, komplekse vilash e pallatesh, si vazhdim i investimeve turistike që janë bërë deri më tani.

Krejt zona Maminas-Lalz nuk është zonë malore dhe nuk duhet përfshihet në ligjin “Paketa e maleve”, por Edi Rama i ka quajtur “male” ato toka dhe ka miratuar vendimin e qeverisë për t’i dhuruar miqve, klientëve, oligarkëve e trafikantëve të lidhur edhe me familjarë të tij.

Ja 20  zonat dhe sipërfaqet bregdetare të shpallura si “male”

- Zona zhvillimore nr. 1, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me  sipërfaqe 169.56 ha.

- Zona zhvillimore nr. 2, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 3.88 ha.

- Zona zhvillimore nr. 3, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 4.48 ha.

- Zona zhvillimore nr. 4, Njësia Administrative Maminas, zona Karrec me sipërfaqe 32.15 ha.

- Zona zhvillimore nr. 5, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 1.86 ha.

- Zona zhvillimore nr. 6, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 2.57ha.

- Zona zhvillimore nr. 7, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 10 ha.

- Zona zhvillimore nr. 8, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3.5 ha.

- Zona zhvillimore nr. 9, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.7 ha.

- Zona zhvillimore nr. 10, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 2.7 ha.

- Zona zhvillimore nr. 11, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3 ha.

- Zona zhvillimore nr. 12, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 5.1 ha.

- Zona zhvillimore nr. 13, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.9 ha.

- Zona zhvillimore nr. 14, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.5 ha.

- Zona zhvillimore nr. 15, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.4 ha.

- Zona zhvillimore nr. 16, Njësia Administrative Gjepalaj, në Shetël-Likesh me sipërfaqe 8.16 ha..

- Zona zhvillimore nr. 17, Njësia Administrative Gjepalaj në Shetël-Likesh me sipërfaqe 18.36  ha.

- Zona zhvillimore nr. 18, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Çizmeli me sipërfaqe 16.73 ha.

- Zona zhvillimore nr. 19, Njësia Administrative Gjepalaj, në Kënetë-Shtrazë me sipërfaqe 5.3 ha.

- Zona zhvillimore nr. 20, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Terzie me sipërfaqe 1.98 ha.

Këto sipërfaqe të deklaruara sikur janë “male” me vendim të qeverisë, janë paracaktuar t’i dhurohen grupeve të ndërtuesve, me të cilët Babloku ka bërë pazaret për resorte, hotele, komplekse pallatesh e vilash pranë bregut të detit, duke i grabitur nëpërmjet Paketës së Maleve./Pamfleti

 

rama paketa e maleve

2 Komente

  1. H
    Hasan hyseni

    Ky eshte nje km o pafytyre, hajdut pathollogjik , ky po e shet e shkaterron Shqiperine7 e kombin Shwiptar. Pasi kanabizoi gjithe Shqiperine ,mbolli 650 mije ha droge ,bashke me te mbolli krimin dhe kartelet e droges, fushat po i quan male per te vjedhur, she t sazanin e tjera vetdm per Pushtet ky duhet te zhduket njd ore e me pafe ndryshe ne do jemi skllever ne vendin tone .

    1. A
      Alban

      Ky eshte nje hajdut ordiner,mjere shqiperia,bravo PAMFLETI

      Lini një Përgjigje