TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Nëntor 2025, 11:16

Arben Muçobega i Mirela Kumbaros, po skanohet nga SPAK për pastrim parash me kulla e resorte

Shkruar nga Pamfleti
Arben Muçobega i Mirela Kumbaros, po skanohet nga SPAK për pastrim
Arben Muçobega /

Gjatë 10 viteve të fundit është hetuar 6 herë në Sarandë, Vlorë, Fier e Tiranë, për trafik droge, klandestinësh, evazion fiskal, transferta financiare ilegale e pastrim parash, por asnjëherë nuk është marrë i pandehur...

Në prill 2025, “Pamfleti” denoncoi faktin që ndërtuesi mafioz Arben Muçobega, me 4 firma fiktive grumbullon miliona të botës së krimit, ndërsa me firmën “Bega 07” i pastron në ndërtime.

Sipas informacioneve, ndërtuesi Arben Muçobega, me aktivitet ndërtimesh në Vlorë, Himarë, Sarandë e Tiranë, po hetohet nga SPAK e BKH për pastrim parash, pasi 5 kompanitë e tij, janë raportuar nga angjencitë gjurmuese, për aktivitet qarkullimi e pastrimi parash të pista.

Nga fimë riparimi banesash e stallash në fshat; ndërtues pallatesh, hotelesh e resortesh

Një pistë hetimi nga BKH, është kjo: 3 vite pas ardhjes së PS në pushtet, tepelenasi i drogës e klandestinëve, Arben Muçobega, u fut në grupin e ndërtuesve të Edi Ramës, dhe u fuqizua si me “shkop magjik”, fakt që e ka bërë subjekt të ligjit anti-mafie, duke filluar nga financimet.

Kjo, se kompania e tij “Bega 07” që merr lejet e ndërtimeve në qeveri; nga biznes familjar për riparime banesash e stallash në fshatin “Çlirim” të Fierit me të ardhura modeste, befas u bë ndërtues pallatesh, hotelesh, kullash e resortesh në Tiranë, Vlorë, Himarë e Sarandë.

Ka ndërtuar objekte me financa disa herë më të larta se fitimet e xhirot vjetore

Pista tjetër; është fakti që me xhirro vjetore 1.6- 5 milionë Euro dhe fitime 100 mijë-440 mijë Euro në vit gjatë viteve 2012-2024, kompania “Bega 07” e trafikantit Arben Muçobega, ka bërë shumë godina të larta banimi, hotelerie, tregtare e resorte e me vlerë totale 870 milionë Euro.

Lejet ndërtimit, ia kanë dhënë Edi Rama; por Muçobega si subjekt hetimi, ka barrën e provës për të vërtetuar me dokumente para prokurorëve, burimin e të ardhuarve që ka financuar ndërtimet.

Një prej tyre, është resorti “The Concave” në parkun zonë e mbrojtur natyrore dhe plazhin e Llamanit në Gjirin e Porto Palermos; për të cilin, zërat brenda qeverisë thonë se Arben Mucobega po e ndërton me ministren Mirela Kumbaro, e cila e hoqi nga zona e mbrojtur.

Verifikimet e para të BKH, kanë konstatuar se vetëm gjatë viteve 2023 e 2024, ndërtuesi Arben Muçobega ka deklaruar nga 1 milionë Euro deri 5 milionë Euro xhiro, dhe fitim 100 mijë Euro deri 440 mijë Euro në vit, por ka investuar nga 25-40 milionë Euro.

Skema sigurimit të financimeve me kompani fiktive pa bilance

Për të fshehur gjurmët dhe zbatuar skemën “lavatriçe të parave të pista, në datën 22 shtator 2016, krijoi 2 firmat “Almatek Oy” e “Scandinavia Invest”; ndërsa më 13 dhjetor 2022 e 27 korrik 2023, krijoi firmat “Trakos” e “ATK Construction”, të katërta me adresë në Fier.

Por Nipti: me të cilin vepron firma “Almatek Oy”, i përket firmës “Compass Studio”, të cilën, Arben Muçobega e përdor me emrin e një femre, si “kanal” për qarkullimin e parave të pista, por dhe nipti i firmës “Scandinavia Invest”, nuk figuron në tatime, ndërsa të 4 firmat nuk kanë deklaruar ekstrakte e bilance vjetore, duke u lejuar nga tatimet.

Sipas informacionit, ky ndërtues i lidhur me kupolën e qeverisë, gjatë 10 viteve të fundit është hetuar 6 herë në Sarandë, Vlorë, Fier e Tiranë, për trafik droge e klandestinësh, evazion fiskal, transferta financiare ilegale e pastrim parash, por asnjëherë nuk është marrë i pandehur.

Lidhjet klientliste me kupolën e pushtetit, i dëshmon fakti, që Edi Rama e bëri kompaninë ndërtuese “Bega 07”, pjesë të panairit të punës që qeveria shqiptare organizoi në Athinë, ku bashkë me ministren Mirela Kumbaro e reklamuan si kompani lider ndërtimesh turistike./Pamfleti

 

arben muçobega

2 Komente

  1. 0
    007

    Ky tepelenasi arben mucobega mos ka ndonje lidhje me tepelenasin tjeter mafiozin Hetem Barjami? (mafiozi Hetem Barjami eshte mik i ngushte me toni gogu-n.)

    1. 0
      007/2

      Ka lidhje me Sulo Muçobega ish Kryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

      Lini një Përgjigje