TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Dhjetor 2025, 17:07

Posta Shqiptare: 1.1 miliardë lekë 'Abissnet'-it të Koço Kokëdhimës; “armikut” të kryeministrit Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti

 Posta Shqiptare: 1.1 miliardë lekë 'Abissnet'-it të

Ndërsa e shpalli “armik të partisë”, Rama i dha kompanisë së Kokëdhimës kontrata strategjike, përfshirë tenderin 1.1 miliard lekë të Postës Shqiptare

Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin Koço Kokëdhimës në 2016 për përfitime të paligjshme nga fondet publike. Megjithatë, qeveria e Edi Ramës i ka dhënë vazhdimisht tenderë kompanisë “Abissnet Sh.p.k”, përfshirë kontratën 1.1 miliard lekë me Postën Shqiptare në 2025. Për një dekadë, Kokëdhima ka marrë afro 8 milionë euro nga institucionet shtetërore, ndonëse publikisht Rama e ka trajtuar si “armik”, ndërsa në prapaskenë e ka shpërblyer financiarisht.

Në maj 2016, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit të PS, Koço Kokëdhima, mbështetur në prova zyrtare se ai, nëpërmjet kompanisë së tij “Abissnet Sh.p.k”, kishte përfituar fonde shtetërore pasi kishte nisur detyrën e deputetit.

Heqjen e mandatit, Koço Kokëdhima e denoncoi si pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke e argumentuar me faktin që kërkesa u bë nga PD dhe u mbështet nga PS në parlament. Para heqjes së mandatit, Edi Rama i shkëputi lidhjet publike me Kokëdhimën dhe e shpalli “armik të partisë”.

Por në prapaskenë, dhe më pas hapur, Edi Rama nuk ia ndaloi tenderët kompanisë “Abissnet Sh.p.k” të “armikut” Koço Kokëdhima. Përkundrazi, tenderët janë shtuar nëpërmjet institucioneve shtetërore për blerje shërbimesh interneti.

Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike të datës 2 dhjetor 2025, Koço Kokëdhima ka marrë tenderin e radhës nga Posta Shqiptare për furnizimin me shërbim interneti dhe intraneti, me vlerë 1.1 miliardë lekë me TVSH dhe afat kontrate 4 vite.

Posta Shqiptare: 1.1 miliardë lekë 'Abissnet'-it të

Ky tender u përgatit në maj 2025 nga ish drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri, si “qokë e majme” për “armikun” e Bablokut. Kjo ndodhi edhe pse Posta ka kontrata interneti paralelisht me dy kompani të tjera për të njëjtën periudhë.

Më 18 gusht 2025, kompania “Abissnet Sh.p.k” u shpall fituese. Dy kompani të tjera u ankuan, sepse kishin oferta 100 milionë lekë dhe 160 milionë lekë më të ulëta. Procedura u kthye për rishqyrtim të kritereve dhe ofertave.

Më 22 tetor 2025, vetëm një javë para largimit nga detyra, Ardit Demiri bëri rivlerësimin dhe shpalli sërish fituese kompaninë “Abissnet Sh.p.k” me të njëjtën vlerë kontrate prej 1.1 miliardë lekësh, duke lënë jashtë dy ofertat më të ulëta.

Në vitet 2016–2025, pas heqjes së mandatit me kërkesë të PD dhe votat e PS, ish deputeti Koço Kokëdhima, i njohur si “Gjenerali i Jugut”, ka marrë 8 milionë euro nga tenderët dhe shërbimet shtetërore, pa dyshim me bekimin e Edi Ramës.

 Megjithatë, qeveria e Edi Ramës i ka dhënë vazhdimisht tenderë kompanisë “Abissnet Sh.p.k”, përfshirë kontratën 1.1 miliard lekë me Postën Shqiptare në 2025. Për një dekadë, Kokëdhima ka marrë afro 8 milionë euro nga institucionet shtetërore, ndonëse publikisht Rama e ka trajtuar si “armik”, ndërsa në prapaskenë e ka shpërblyer financiarisht./Pamfleti

 

1.1 miliardë abissnet koço kokëdhima rama

Lini një Përgjigje