
Më 11 nëntor 2025, Gjykata e Tiranës dënoi Elton Beqirajn nga Durrësi me 3 vite burg dhe 22 milionë lekë gjobë, për skemë mashtrimi dhe vjedhje nëpërmjet faturave tatimore false të TVSH-së.
I skeduar si personazh i përfshirë në veprimtari të paligjshme me politikanë, qeveritarë dhe trafikantë, si dhe i arrestuar disa herë, ndaj Elton Beqirajt ka nisur një hetim nga BKH për grumbullim, qarkullim dhe pastrim parash të korrupsionit dhe trafiqeve, nëpërmjet kompanisë së tij “Lekbibaj Energy Sh.p.k”.
Denoncime dhe raportime nga SHISH, Antikrimi Ekonomik dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë shërbyer që SPAK dhe BKH të krijojnë indicie dhe të zbulojnë fakte se Elton Beqiraj ka përqendruar dhe pastruar miliona euro edhe përmes 25 kompanive ndërtimi, hidrocentralesh, energjie dhe ndërtimi.
Skemën e pastrimit të parave ai e ka organizuar dhe e realizon në bashkëpunim me pesë kompani të tre shtetasve italianë: Andrea Di Dio, Salvatore Castorina dhe Salvatore Cascino, të dënuar bashkërisht me burg dhe gjobë për mashtrim dhe vjedhje përmes faturave tatimore false të TVSH-së.
Gjithashtu, skema është realizuar edhe nëpërmjet dy kompanive ku Elton Beqiraj ka qenë ortak, si dhe nëpërmjet nëntë kompanive ku ortaku i tij Aurel Byberi është pronar ose aksioner bashkë me persona të tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar ose nën hetim për krime ekonomiko-financiare, për përdorim, pastrim dhe qarkullim parash të pista, evazion fiskal dhe vepra të tjera penale.
Rrjeti i kompanive ku Elton Beqiraj ka gjetur terren për pastrim parash
· Kompania “Anuar Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 1 gusht 2017, me kapital 1 milion lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 8 vitesh pa bilance financiare.
· Kompania “Këlcyrë-2020 Sh.p.k”, krijuar më 23 nëntor 2020, me kapital 100 mijë lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 5 vitesh pa bilance financiare.
· Kompania “Bradoshnic HEC 20–Lekbibaj Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 28 dhjetor 2020, me kapital 100 lekë dhe objekt ndërtim hidrocentralesh, prej 5 vitesh pa bilance.
· Kompania “Valbona HEC-2020 Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 17 maj 2021, me kapital 100 mijë lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 4 vitesh pa bilance.
· Kompania “Abel Energy Albania Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 25 maj 2021, me kapital 5 milionë lekë dhe objekt investime energjie dhe ndërtim hidrocentralesh, prej 4 vitesh pa bilance.
· Kompania “Curraj Energy-21 Sh.p.k”, në Lekbibaj, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 12 prill 2021, me kapital 100 lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 4 vitesh pa bilance.
· Kompania “Lekbibaj Energy Sh.p.k”, me pronarë Elton Beqiraj dhe Aurel Byberi, krijuar më 17 shkurt 2022, me kapital 100 mijë lekë dhe objekt prodhim e shitje energjie, prej 3 vitesh pa bilance.
· Kompania “HEC Picar Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 6 shtator 2022, me kapital 10 milionë lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 3 vitesh pa bilance financiare.
· Kompania “Fjordi-007 Sh.p.k”, me ortak Aurel Byberi, krijuar më 27 shtator 2022, me kapital 10 mijë lekë dhe objekt ndërtim e shfrytëzim hidrocentralesh, prej 3 vitesh pa bilance financiare.
Kompani të tjera ku qarkullohen miliona të padeklaruara
· Kompania “SIDEC AlbEnergy Sh.p.k”, krijuar më 9 dhjetor 2019 nga Andrea Di Dio dhe Vincenzo Romano, shtetas italianë të dënuar me burg bashkë me Elton Beqirajn më 1 nëntor 2025.
Kompanitë “Primis” dhe “Gainsbourg”, ku Elton Beqiraj ka pasur ortakëri.
· Kompanitë “G.E.A Green Energy”, “AL Nair Trading”, “C.S. International Consulting”, “Genesis Projecting”, “Miro”, “Paga Village”, “Geneis”, “Advanced Systems & Technologies” dhe “Aliu Road House”.
Këto kompani, pjesë e rrethit mafioz të Elton Beqirajt, janë krijuar në vitet 2017–2022, shumica me aktivitet koncesionar në ndërtim dhe shfrytëzim hidrocentralesh private, shitje energjie dhe ndërtime pallatesh, por pa deklaruar burimet financiare./Pamfleti
KY BEQIRI ESHTE FYTYRA DHE ARGUMENTI ME I QARTE SE CFARE SHTETI ESHTE NDERTUAR. NGA SALA, NGA NANUCI, NGA LIKE FLORINI, NGA IDIOTI I PADOBISHEM MAJKO. TALLTE SUMN KY FAR ELTON BEQIRAJ QE TASH JA KA FUT VRAPIT E FSHE KOKEN. PO KA SHTET LE TA KAP MOS TA LEJ BASHKE ME ATE DJALIN E LASHTE TE FAMILJES SOCIALIST ERGYS AGASIN QE TASH BEN LOJRA ME AVOKATIN ME TE PAAFTE PER MBROJTJE JURIDIKE POR MJESHTER TE MANIPULIMIT, MAKSIM HAXHIA ME E LAGU SE LAGU. SHTE VERA E AGASIT SISHTE VERA E AGASIT. KY MAKSI VEC KET DI ME THENE SKA PROVA PROKURORIA. NJEJTE DHE PER LALI ZDROMSIN QE PO E KALB NE BURG.