TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Gusht 2023, 11:57

Fidel Ylli nuk ngopet, pasi zhduku milionat nga fondi shtetëror, sërish tender 600 milionë lekë për topa volejboli e basketbolli

Shkruar nga Pamfleti
Fidel Ylli nuk ngopet, pasi zhduku milionat nga fondi shtetëror,
Fidel Ylli

Vjedhje dërçe, që maskohet sikur do t’u jepen bashkive për ekipet, kur në 50 bashki nuk ka fusha; por dhe këto miliona pas vjedhjes 2.4 milionë Euro më 14 gusht për gjoja uniformat e ekipeve shkollore, kumbarit të bizhozit, drogës e kullave të bablokut, ia ka dhënë ministresha Delina Ibrahimaj nga fondi emergjencëve

Quhet  Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, por me trafikantin, krye hajdutin e kumarxhiun Fidel Ylli në krye, ky institucion sipëror i sporteve, është kthyer në dispeceri vjedhjesh miliona Euro fonde publike, të cilat zhvaten me tenderë fiktivë.

Vjedhjen e radhës, Fidel Ylli ka nisur ta realizojë me tenderin e shpallur më 21 gusht, me vlerë 600 milionë lekë, për blerje topa volejbolli e basketbolli, të cilët, sipas njoftimit do t’i çojë nëpër për ekipet që do krijojnë bashkitë, kur 50 bashki nuk kanë as fusha publike.

Fideli Ylli ka vendosur që tenderin ta bëjë më 25 gusht dhe vetëm me 1 firmë private, me qëllim që vjedhja të bëhet vetëm duke kaluar në një dorë, siç ka bërë deri tani me çdo tender, ku paracakton firmën fituese që përherë është e njëjta.

Fidel Ylli nuk ngopet, pasi zhduku milionat nga fondi shtetëror,

Para 2 muajve, Fideli ka zhdukur 600 milionë lekë nga fondi shtetëror 1 miliardë lekë, që Ministria e Financave i dha posaçërisht, për të pajisur me uniforma ekipet sportive shkollore.

Por më 14 gusht, Fidel Ylli “mjeshtri olimpik” i vjedhjes së fondeve publike, shpalliu një tender tjetër me vlerë 2.4 milionë Euro të dhëna nga qeveria, përsëri për blerje uniforma sportive për nevojat e projektit “Ekipet sportive shkollore gjatë vitit 2023 në volejboll e basketboll”.

Bindjen që dhe 600 milionë lekët për topa volejebolli e basketbolli do vidhen e do përdoren në kulla nga Fidel Ylli, ta krijon ky fakt: në specifikimet e tenderit, thuhet se topat duhen për vitin 2023, ndërsa blerja e tyre do bëhet brenda vitit 2026.

Sipas informacionit nga Ministria Financave, këto miliona në nën maskën e nevojës emergjentë të Komitetit Olimpik e sportit të volejboll-basketbollit nëpër bashki, Fidel Yllit ia ka dhënë ministresha Delina Ibrahimaj nga fondi i emergjencave.

Pa asnjë dyshim, ia ka dhënë me urdhër të Bablokut, që Fidelin e ka “kumbar”  të bizhozit, drogës e kullave dhe vjedhjeve miliona Euro, me tenderë fiktivë për ekipet sportive të shkollave e bashkive./Pamfleti

 

fidel ylli 600 milionë lekë topa volejboli e basketbolli

Lini një Përgjigje