Anti-Mafia24 Shkurt 2023, 10:33

Fidel Ylli “përlan” 600 milionë lekë të ekipeve shkollore; Evis Kushi urdhëron drejtorët të firmosin letra false

Shkruar nga Pamfleti
Fidel Ylli “përlan” 600 milionë lekë të ekipeve
Evis Kushi dhe Fidel Ylli

Sipas një informacioni nga Ministria e Financave, Komitetit Olimpik Shqiptar do t’i lëvrohet në muajin mars fondi 1.5 miliardë lekë i materialeve sportive për vitin 2023; por Fidel Ylli, në mos ia dhëntë Bablokut për votat e 14 majit, do t’i bëjë hekur e beton për kulla te “Rruga e Dibrës”, ndërsa drejtorët e shkollave do firmosin letrat përsëri...

Pas skandalit të grabitjes së tokave në Karaburun, sekserizimit të lejeve të ndërtimit, pastrimit të parave të trafikantëve në kulla e resorte dhe pazarit me Edi Ramën, Olsin e Endri Meksin për të rikthyer bastet online, mafiozi Fidel Ylli është përfshirë në vjedhje fondesh publike.

Nën maskën e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka zhdukur 600 milionë lekë, nga fondi 1 miliardësh, që Ministria e Financave, i dha posaçërisht, për të pajisur me uniforma ekipet sportive shkollore.

Ky fond, iu akordua në muajin korrik nga buxheti rezervë i qeverisë, me qëllim që të bëhej tenderi dhe ekipet e krijuara në shkollat e 35 bashkive kryesore, të pajiseshin me uniforma e materiale të tjera sportive para mbylljes së vitit 2022.

Menjëherë pas marrjes së fondit, Fidel Ylli bleu dhe shpërndau me kamera televizive, uniforma sportive në disa shkolla në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Vlorë, ndërsa më 8 shtator bëri tenderin e blerjes së tyre, duke shtuar në preventiv 500 milionë lekë pa miratim nga qeveria.

Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ministrja Delina Ibrahimaj i shtoi Komitetit Olimpik 500 milionë lekë të tjera, por me një kusht: i kërkoi të paraqiste dokumente, me të dhënat për shpenzimet e vlerës 1 miliardë lekë sipas objektit të fondit, që të bënte ri-alokim total të tij.

Pazarxhiu Fidel Ylli, paraqiti dokumente për 400 milionë lekë furnizim shkollash me materiale sportive, ndërsa për 600 milionë lekë nuk ka dokumente, sepse nuk ka bërë furnizime faktike.

Për të pasqyruar sikur ka zbatuar krejt projektin e materialeve sportive të shkollave në 35 bashki kryesore, Fidel Ylli ka kërkuar ndihmën e Ministres së Arsimit, Evis Kushi si institucion mbikëqyrës e përgjegjës për programin sportiv.

Kjo ka urdhëruar Drejtorët e Zyrave Arsimore dhe nëpërmjet tyre drejtorët e shkollave, të firmosin letra false, sikur Komiteti Olimpik i ka furnizuar me uniforma, atlete, topa e materiale të tjera sportive për ekipet e shkollave, madje edhe në shkollat ku nuk janë krijuar ekipe sportive.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, Komitetit Olimpik do t’i lëvrohet në muajin mars dhe fondi 1.5 miliardë lekë, fond i materialeve sportive të ekipeve shkollore për vitin 2023.

Por Fidel Ylli, në mos ia dhëntë Bablokut për votat e 14 majit, do t’i do t’i bëjë hekur e beton për hotele e kulla te Rruga e Dibrës, ndërsa drejtorët e shkollave do firmosin letrat përsëri. / Pamfleti

fidel ylli korrupsioni koksh evis kushi