Anti-Mafia23 Shkurt 2023, 10:40

Policia mashtroi/ Erik Fullani e kishte armën pa leje, nuk figuron i punësuar në asnjë polici private

Shkruar nga Pamfleti
Policia mashtroi/ Erik Fullani e kishte armën pa leje, nuk figuron i
Erik Fullani me të atin, Ardian Fullani, ish guvernatori i burgosur i BSH

Iu gjetën edhe 20 fishekë/ Mungesa e lejes së armës, mund të verifikohet nga regjistri i personave e subjekteve private të pajisur me armë zjarri, ku Erik Fullani nuk figuron të ketë kërkuar armë; të jetë trajnuar në qendrën e instruksionit pranë policisë së shtetit; të ketë kartelën e qitjes eksperimentale dhe administrimin e gëzhojës në “Bankën Personale” të armës para dorëzimit të saj te përdoruesi, por nuk figuron as në tatime si i punësuar truproje  në ndonjë kompani sigurie

Rasti i kapjes me armë të Erik Fullanit, djalit të ish-Guvernatorit Ardian Fullani, është provë e qartë, që Policia Shqiptare jo vetëm vepron me dy standarde në luftën kundër krimit, por i fsheh krimet e personave të lidhur me kastën politike.

Së pari, policia nuk regjistroi në “Buletinin e zi” kapjen me pistoletë "Glock" të Erik Fullanit dhe nuk e publikoi në orën 10:20 minuta kur e kapi, siç vepron kur shoqëron shtetas të tjerë, por u detyrua ta pranonte 6 orë pasi e publikuan mediat.

Së dyti, në njoftimin zyrtar, policia e quan “pretendim të portaleve” kapjen me armë të Erik Fullanit, kur arma ishte fakt konkret e kapur nga forcat “Shqiponja”, por shefat e policisë e fshehën si në shumë raste të tjerë.

Madje pasi e publikoi media, policia i përmendi Erik Fullanit vetëm inicialet “E.F”, për të mos i cenuar “imazhin e shkëlqyer” ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe për të mos i arrestuar të birin.

Në reagimin e saj, policia falsifikoi provën, duke thënë se gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri pistoletë dhe është shoqëruar në Komisariat, ku nga verifikimi ka rezultuar se armën e kishte me leje, dhe ajo u dorëzua te drejtuesi teknik i firmës, ku E.F. punon si truproje.

Por burime brenda Policisë së Shtetit, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se pistoleta që iu kap shtetasit Erik Ardian Fullani ishte pa leje dhe nuk figuron e regjistruar në polici, ose të jetë certifikuar e miratuar për përdorim për asnjë shoqëri sigurimi apo polici private.

Mungesa e lejes së armës, mund të verifikohet nga lista dhe formularët e pajisjes së personave fizikë e subjekteve juridike me armë zjarri, ku Erik Fullani nuk figuron të ketë kërkuar armë, të jetë trajnuar nga qendra e instruksionit të përdorimit të armëve pranë policisë së shtetit, nuk figuron të ketë kartelën e qitjes eksperimentale dhe administrimin e gëzhojës në “Bankën Personale” të armës para dorëzimit të saj te përdoruesi.

Policia, ashtu siç fshehu faktin që bashkë me pistoletën iu gjetën edhe 20 fishekë, nuk deklaron se në cilën polici private qenka punësuar roje fizike, Erik Fullani që fshinë djersët në PUB-e me kartëmonedha 500 Euro.

Gjersa pistoletën e kishte me leje si armë personale shërbimi roje, përse duhej t’i merrej e t’i dorëzohej policisë private? Por mashtrimi i policisë, për të mos prangosur djalin e ish-guvernatorit Fullani, vërtetohet dhe nga tatimet, që na konfirmuan se Erik Fullani, deri me 21 shkurt nuk figuron i punësuar truproje në asnjë kompani sigurie e për asnjë individ privat./Pamfleti

 

erik fullani ardian fullani pistoletë pa leje policia truproje