
Skandali te pasaportat, drejtoresha urdhëron zgjatjen e kontratës, kërcënon dhe pushon nga puna vartësit
Kompania e pasaportave, “IdentiTek”, duket se është kthyer në një çerdhe abuzimi, qokash, shkeljesh dhe përfitimesh personale.
Pas largimit të “Aleat”, qeveria vendosi të marrë vetë në dorë prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, duke krijuar shoqërinë në fjalë. Por arsyeja duket se paska qenë për të punësuar njerëz të caktuar dhe për të vjedhur sa më shumë të jetë e mundur.
Fillimisht u emërua administratore Loina Prifti, e cila gjëja e parë që bëri ishte t'i caktonte vetes pagë prej 15 mijë euro. Pasi Ervin Hoxha erdhi në detyrën e Ministrit të Brendshëm, në tetor të vitit 2024 ajo u shkarkua dhe në atë post u emërua një 32-vjeçare, Freskida Halilaj. Por ende pa bërë vitin në krye të detyrës, Freskida duket se e ka nisur me hov të madh, pasi e ka kthyer kompaninë në një strofull qokash dhe abuzimesh.
“Pamfleti” ka mësuar se prej disa muajsh kanë plasur debatet dhe përplasjet brenda shoqërisë dhe shkak është bërë një tender, i cili është shumë i dyshimtë.
Gjatë kohës që ishte në detyrë drejtoresha e parë, pra Loina Prifti, u firmos një kontratë bashkëpunimi me “AFIS and Biometrics Consulting Inc”, me objekt “Shërbim për Sistemet e IT në Fushën e Prodhimit të Dokumenteve Biometrike”. Kontrata është lidhur më 24 korrik 2024 me një afat 6-mujor. Pra, duhej të përfundonte më 24 janar 2025. Por çfarë ka ndodhur?
Freskida Halilaj ka kërkuar që të zgjatet afati i kontratës, duke u bazuar te një pikë, e cila shprehet se kontrata mund të zgjatet deri në 9 muaj, por vetëm nëse ka pasur ndërprerje të punës brenda 6 muajve të zbatimit të saj. Sipas burimeve të “Pamfletit”, gjatë 6 muajve kontrata është zbatuar totalisht dhe jo vetëm kaq, por kompania në vend që të dorëzonte 4 raporte sikundër ishte marrëveshja, ka paraqitur vetëm 2 raporte konsulence.
Po ashtu nuk ka paraqitur asnjë provë që puna e saj ishte penguar. Pavarësisht kësaj, drejtoresha Freskida Halilaj ka urdhëruar vartësit që të firmosin zgjatje kontrate deri më 25 prill 2025 dhe në lojë janë mbi 600 mijë euro.
Sipas burimeve, ajo i ka mbledhur në një takim vartësit dhe ua ka bërë të qartë se kjo kontratë duhet të firmoset, ndryshe kush refuzon është i shkarkuar. Në atë mbledhje ka pasur disa zëra kundër, duke ia bërë të qartë se është shkelje flagrante e ligjit dhe nuk mund të shkojnë në burg për interesat e saj.
Pas kësaj mbledhjeje, Freskida Halilaj ka nisur fshesën, duke shkarkuar të gjithë ata që refuzonin të firmosnin kontratën. Madje ka pasur presione të tipit: “ose firmos, ose largohu nga puna”. Një pjesë, nga frika e shkarkimit, kanë firmosur; ndërsa të tjerët që kanë refuzuar, janë shkarkuar.
Auditi i MB
Skandali bëhet akoma dhe më i madh, pasi kjo kontratë është gjetur me shkelje nga auditi i Ministrisë së Brendshme. Sipas raportit me shkresën e administratës drejtuar MB datë 28.09.2023, është kërkuar klasifikimi i projektit “Shërbim konsulence për sistemet e IT në fushën e prodhimit të dokumentacionit biometrik”, për të cilën janë dërguar argumentet shteruese nga drejtuesit e prokurimit dhe hartuesit e auditimit në referim të VKM-së nr. 389, me datë 29.06.2023 dhe argumentet e audituesit kryesor shtetëror sipas auditimit të ACESKUT (përcjellë nga MB me nr. prot. 8473, datë 07.09.2023), IT-së së sigurisë kibernetike dhe auditimit të ACESKUT (përcjellë nga MB me nr. 8473 prot., datë 07.09.2023).

Në zhvillimin e procedurës është përfshirë dhe ministri i Brendshëm për miratim të procedurës “Shërbim konsulence për sistemet IT në fushën e prodhimit të dokumentacionit biometrik”, me përfshirjen e firmës së ministrit të Brendshëm.

Në këtë procedurë janë paraqitur 3 operatorë ekonomikë, të cilët kanë paraqitur ofertat dhe dokumentacionin e tyre. Vlen të theksohet se janë hartuar specifikime teknike, kriteret e vlerësimit, kërkesat për kualifikim teknik, përvoja e mëparshme dhe përbërja e stafit teknik që do të ofrojë shërbimin. Për këto janë dërguar shkresa në përputhje me VKM-në, nga drejtoria e IT-së. Në përfundim të kësaj procedure rezulton se:
Operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë janë: Deloitte Albania; ATIS LLC; Biometrics Consultech ABC.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit të ofertave, operatori ekonomik i kualifikuar dhe i shpallur fitues është: “Biometrics Consultech ABC”, me vlerën 684.000 euro. Të tjerët nuk kanë kaluar vlerësimin për arsye të mosplotësimit të kritereve teknike. Por Ministria e Brendshme e ka gjetur me shkelje shpalljen e fituesit:
-Grupi i punës ka hartuar specifikimet teknike, termat e referencës, por nuk ka bërë argumentimin nëse mund të ndahen në lote dhe mund të kryhen proceset e punës nga vetë Shoqëria, me qëllim që edhe kërkesa për argumentimin e fondit të ishte në të njëjtën linjë.
-Nuk ka asnjë dokument justifikues për përzgjedhjen e operatorëve që do të ftohen dhe as justifikim për përcaktimin e numrit të tyre. Përzgjedhja nuk ka asnjë kriter të paracaktuar me impakt në gjithë vijimin e kësaj procedure, e cila ka ndikuar në mungesën e konkurrencës.
-Në ftesat për ofertë të dërguara kompanive të përzgjedhura është kërkuar respektimi i afatit prej 3 javësh për sjelljen e ofertave, por nuk është mbyllur procesi me dy ofertat e sjella në afat, por është shtyrë me një muaj ky proces derisa është marrë oferta e tretë, e cila ka qenë dhe fituese (trajtuar në vijim). Komunikimi i kompanive nuk është caktuar paraprakisht; ndërkohë, sipas të dhënave në email-et e kompanive, përfaqësues komunikimi ka qenë Dritan Gucaj (i cili nuk ka firmosur shkresën drejtuar kompanive – kërkesë për ofertë).
-Për ekzekutimin e kontratës periudha është caktuar 9 muaj nga lidhja e kontratës dhe 6 muaj për ekzekutim, pa sqaruar dhe argumentuar pse është lënë diferenca 3 muaj.
-Nuk ka bërë argumentimin e përzgjedhjes dhe të specifikimeve teknike.

-Për efekt të llogaritjes së kostos sa të jetë e saktë për projektin, nuk është bërë detajimi dhe argumentimi i vlerës prej 47,515,465 lekësh të dhënë në vendim.
-Nuk ka përcaktuar procedurën e prokurimit, bazuar në përgjigjet e ardhura nga kërkesat e dërguara për çmim dhe disponueshmëri.
-Ka ndarë projektin në katër faza, por mungon përcaktimi i mënyrës së implementimit të projektit, kostoja dhe rekomandimet për secilën fazë.
-Pra, pavarësisht shkeljeve dhe abuzimeve, Freskida Halilaj detyroi vartësit të firmosin për zgjatjen e kësaj kontrate. Padyshim kjo është një shkelje flagrante dhe që duhet të merret nga SPAK dhe të japin llogari emrat e përfshirë.
Skandalet brenda “IdentiTek”
Sipas burimeve të “Pamfletit”, që pasi mori detyrën Freskida Halilaj, zyrat e “IdentiTek” janë kthyer në vende qokash.
Vetë Halilaj dyshohet, së pari, se nuk ka lidhje me këtë punë dhe, po ashtu, ka dyshime se nuk ka fare diplomë të arsimit të lartë. Ajo ka emëruar rreth vetes njerëz të paaftë e joprofesionistë dhe institucioni ngjan më tepër me një grup të strukturuar kriminal, një piramidë apo rrjetë merimangash, që vjedhin paratë e shtetit dhe raportojnë tek ajo për punonjësit që janë me të e duhet të qendrojnë në punë, ndërsa ata që janë të përkushtuar, profesionistë, por që mendojnë ndryshe e nuk zbatojnë urdhrat antiligjorë të saj, i largojnë nga puna.
Mësohet se ajo ka emëruar besnikët e saj te Drejtoria e Burimeve Njerëzore, i ka emëruar këshilltarë, drejtorë, etj.
“IdentiTek” është kthyer në zyrë terrori. Kush flet kundër drejtoreshës dhe kush nuk i bindet, largohet direkt nga puna.
Kush vallë i jep kaq shumë fuqi Freskidës? Ne e kuptojmë që Babloku flet për meritokraci dhe shkarkoi pjesën më të madhe të drejtorëve në bashki, por duhet të shohë edhe këta në Tiranë, pasi këta janë për të qarë hallin. /Pamfleti
Nuk eshte e verte asgje! Mendova qe pamfleti i thoshte nja dy gjera te verteta! Edhe ju per te bere zhurme jeni
Do jetë ish ministri zhulaq që ndau lekët me Freskoren ky,haha. Po prisje nga freskorja ti I Audit!? Kjo bënte mu që kur u vu në atë detyrë. Ktu eshtë modë, vjen ministri i ri, mer me vete dhe ato që i bëjnë fresk. Po lere atë tjetrën të mbarojë kontratën. Nëse ka bërë gabime, denoncoje dhe të gjejë vëndin, se kto nderimet mbajnë erë. Ja kështu.
Ju sugjeroj auditit te bej verifikimin e hyrje daljeve, pasi ka punonjes qe paguhen ne ( qe i solli freskida) dhe se din ku eshte zyra e identitek, madje me paga te mira
Drejtueses dhe Kompanise tone tu vini anash, ju qe publikoni keto palacolleqe, burimet tuaja te cilat stafi i di shume mire se cfare kalibri ishte zonja qe nuk theshte as mirmengjes kolegeve dhe komentuesit opinioniste. Ne jemi shume KRENARE dhe me fat qe kemi kete drejtuese te denje per respekt dhe admirim.
Po je zonjë, nuk të vihet re se ke hall, kush e di që nga shkruan por rrogën e mer për ti bërë fresk Freskoren. Po je zdroms, tre fjalë:NRK. E di vetë ti çdo me thënë.
Ke te drejt Renis