TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Dhjetor 2023, 09:50

KLP refuzon hetimin administrativ për prokurorin Behar Dibra, që mbajti peng gazetarin Elton Qyno

Shkruar nga Pamfleti
KLP refuzon hetimin administrativ për prokurorin Behar Dibra, që
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Sipas detyrimit ligjor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka detyrim të kryejë hetim për çdo rast e për çdo prokuror apo drejtues prokurorie; jo vetëm kur kërkohet nga një anëtar i KLP apo qytetar, por edhe vetë me indicie nga denoncimet në media, sidomos ndaj dhunimit të një gazetari...

Ka vijuar me skandal tjetër nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, skandali i prokurorit të SPAK, Behar Dibra që arrestoi “de facto” gazetarin Elton Qyno, të cilin e mbajti 11 orë peng në izolim të plotë, i bastisi shtëpinë, zyrën dhe i sekuestroi pajisjet e punës.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, një nga anëtarët e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, referuar rastit në fjalë dhe reagimit të mediave, ka kërkuar hetim administrativ për veprimet e prokurorit të SPAK, Behar Dibra, lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno.

Propozuesi dhe kërkuesi i kësaj procedure hetimore për prokurorin, është bazuar në rregulloren dhe ligjin për funksionin, detyrat dhe kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si organ kontrollues për aktivitetin e nëpunësve të organit të akuzës.

Anëtari ka kërkuar, që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, të paraqesë një raport zyrtar, lidhur me procedurat e ndjekura nga prokurori Behar Dibra, para se t’i drejtohej gjykatës së posaçme për shoqërimin dhe mbajtjen 11 orë peng në izolim të plotë e nën shantazh të gazetarit.

Por edhe kërkesën proceduriale, që prokurori të paraqitet për të dhënë  shpjegime para anëtarëve të KLP, lidhur me qëndrimin e tij dhe akuzat e gazetarit Elton Qyno, për izolim të paligjshëm e shantazh në një nga zyrat e SPAK.

Drejtuesi Alfred Balla dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, refuzuan kërkesën e ligjshme të kolegut të tyre, për hetimin administrativ të prokurorit të SPAK, Behar Dibra, duke shpërfillur këtë skandal të rëndë kundër lirisë së medias.

Fillimisht, refuzimi u bë me arsyetimin, se vendimi i prokurorit që persekutoi gazetarin, nuk bënë pjesë në kompetencat e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërsa pas reagimit dhe këmbënguljes së anëtarit kërkues, për të miratuar procesin e hetimit, u tha se nuk mund të bëhet mbivendosje sqarimesh institucionale, mbasi SPAK ka bërë deklaratë sqarimi  publik e shterues për këtë rast.

Së pari, sipas kompetencave e detyrimit ligjor mbi funksionimin e organeve sipërore të sistemit të drejtësisë, KLP ka detyrim të kryejë hetim për çdo rast e për çdo prokuror apo drejtues prokurorie; jo vetëm kur kërkohet nga një anëtar i KLP apo qytetar, por edhe vetë me indicie nga denoncimet në media, sidomos ndaj dhunimit të një gazetari.

Ky nuk është rasti i parë, i marrjes në mbrojtje të prokurorëve që cenojnë të drejtat e gazetarëve, pikërisht nga prokurorët e SPAK, të cilat urdhëruan me vendim publik, që mediat të mos publikojnë skandalet e këtij institucioni.

Madje rasti më flagrant, është urdhëri e presioni zyrtar edhe me burgosje, që ish-drejtuesi i KLP, Gent Ibrahaimi, i bëri “Pamfleti”-t, për të hequr shkrimet, lidhur me faktet që prokurorja e Tiranës, Mariola Mërtiri, është nusja e vëllait të trafikantit e bosit të landfilleve Mirel Mërtiri dhe bashkë më burrin kanë marrë miliona lekë nga landfillet.

Mbase nuk i bëjnë shantazh edhe “Pamfteti”-t, të tregojë burimin e këtij informacioni./Pamfleti

këshilli i lartë i prokurorisë behar dibra elton qyno

Lini një Përgjigje