Siç duket, ka bërë efekt psikologjik dhe ka nxitur hakmarrjen, fakti që si e deleguar e PS në zonën e jugut, ministresha Mirela Kumbaro humbi thellë Bashkinë e Memaliajt, paçka se hodhi miliona lekë për të denigruar kandidatin fitues Albert Malaj e për të blerë vota, në atë qytet të varfër, por me njerëz dinjitoz
Në zbatim të VKM nr. 155, datë 13 mars 2023 për mbrojtjen e lumit Vjosa si Park Kombëtar; me fondet e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit, ministresha Mirela Kumbaro ka nisur një projekt për pastrimin dhe pyllëzimin luginës së lumit Vjosë.
Ajo ka vënë në dispozicion zyrtarë e mjete të ministrisë, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe ka ofruar dy OJF të huaja “Patagonia” e “IUCN” që janë parntere të Ministrisë për rehabilitimin e lumit Vjosa si Park Kombëtar.
Por Kumbaro, në projektin e pastrim-pyllëzimit të luginës së Vjosës, nuk ka përfshirë gjatësinë e tij në territorin e Bashkisë Memaliaj, nga kufiri me Tepelenën e deri në kufi me Mallakastrën.
Projekti po financohet nga Qeveria Shqiptare, ndërsa ministresha po i propagandon si “Lëvizje vullnetare” lokale kombërare këtë projekt, për t’i dhënë miliona OJF-ve shqiptare e të huaja me të cilat ka bërë pazaret e të “hajë dardha” edhe për vete.

Ajo ka përcaktuar këtë kalendar punësh: Pastrim dhe mbjellje pemësh e shkurresh përgjatë lumit Vjosa në Përmet; më 18 tetor mbjellje pemësh përgjatë lumit në territorin e Bashkisë Tepelenë, me kufi deri te karburanti “Blue Point Petroleum” i deputetit të PS, Laert Duraj.
Ndërsa gjatësinë e Vjosës në territorin e Bashkisë-Memaliaj, minisresha Mirela Kumbaro nuk ka futur në projektet e rehabilitimit, ndërkohë që megjithëse karburanti i deputetit të PS, Laert Duraj është larg Vjosës, mjediset rrotull tij po pastrohen e pyllëzohen me fondet e ministrisë.

Projekti për rehabilitimin e luginës së Vjosës, do vazhdojë në pjesën ku ndahet territori i Bashkisë Memaliaj me Bashkinë e Mallakastrës; ndërsa që ministresha Kumbaro, nuk i ka dhënë asnjë sqarim kryebashkiakut të Memaliajt, Albert Malaj, për këtë përjashtim nga projekti.
Siç duket, ka bërë efekt psikologjik dhe ka nxitur hakmarrjen e saj, fakti që si e deleguar e PS në zonën e jugut, ministresha Mirela Kumbaro humbi thellë Bashkinë e Memaliajt, paçka se hodhi miliona lekë për të denigruar kandidatin fitues Albert Malaj e për blerë vota, në atë qytet të varfër, por me njerëz dinjitoz./Pamfleti
Lini një Përgjigje