
Punëtorët denoncojnë pronarët: në vend të gazit ushqimor që kërkon fermentimi i elbit e drithit, është përdorur gazi industrial…
‘Odisea’ e punonjësve të ‘Birra Tirana’, vijon prej vitesh, si një dhimbje pa fund, duke shënuar vuajtje e tragjedi njerëzore, pa u ndihmuar fare nga asnjë shtrukturë e shtetit.
Edhe pse ishin këta punëtorë, që zbuluan skandalet e mëdha të abuzimit, korrupsionit, krimeve të pafundme të Luan Bregasit e partnerëve të tij në biznes si ‘Irfani i tmerrshëm’ që mori administrimin e kompanisë, sërish askush nuk i ndihmon punëtorët fatkeqë.
Ndërkohë që një pjesë e tyre kanë mbi 5 vite ‘odise’ gjyqësore dhe kanë dërguar dokumente e fakte pa fund, pjesa tjetër vijon pa marrë rrogat për muaj e muaj me radhë.
Ndërkohë strukturat e policisë, kanë tentuar të bllokojnë sërish një aksion tjetër denoncimi që kanë çuar punonjësit te krimi ekonomik. Ku janë zbuluar të tjerë fakte të tmerrshme; ku në vend të gazit ushqimor që prodhon normalisht fermentimi i elbit e drithit, është përdorur gazi industrial. Ku cilësia e lëndës së parë ka qenë jashtë çdo norme, e një pjesë e madhe e tyre nuk është deklaruar, duke zbuluar të tjera zullume të dyshes së feudaleve të rinj që i pijnë gjakun punonjësve duke i trajtuar si bujkrobër, siç e shprehu këto ditë edhe Janis Varufaqis.
Zyrtarë të ndryshëm të policisë kanë penguar punonjësit të denoncojnë, pasi Luan Bregasi ende ka njerëz të fortë që e mbështesin.
Edhe pse nuk arriti të bëhej deputet i PS-së së Tiranës, pasi Edi Rama ja refuzoi kategorikisht lali Erit propozimin, arriti që më 14 maj të bëhet sërish këshilltar i Ps-së për bashkinë e Tiranës.
Jo se është një profesion që angazhohet Bregasi, apo ka edhe energjinë për tu marrë si pasojë e moshës së shkuar dhe telasheve shëndetësore, por e do thjesht për t’u mbrojtur politikisht nga zullumet.
Megjithatë, mjaft nga këto denoncime të punëtorëve kanë mbërritur prej vitesh në SPAK, e sipas të gjitha gjasave do t’u vijë rradha, siç dhe proceset gjyqësore vazhdojnë.
Edhe pse mediat nuk guxojnë të flasin për hatër të Fanes, edhe pse shteti nuk ndërhyn e i le në mes të hallit për hatër të Luan Bregasit, punonjësit e ‘Birra Tirana’, thonë se nuk do të reshtin deri sa ta fitojnë luftën e tyre. Betejat e mëdha i kanë fituar pasi zbuluan korrupsionin e abuzimin e madh të një aseti kombëtar që u vodh e u shkatërrua. Kjo betejë epike, duket hapur një qëllim, që siç thonë do ta çojnë deri në fund.
Së shpejti, këta punëtorë do të flasin edhe publikisht duke vënë në provë edhe partitë e opozitës. A do t’i mbrojnë ata punëtorët apo do të vijojnë të mbrojnë Luan Bregasin e Irfan Hysenbelliun. Se nuk është vetëm pushteti, por s’të lënë rehat as mizat e opozitës…/Pamfleti