Asnjë zullumqar, nuk ikën nga kjo botë pa larë mëkatet...
Për Gërdecin, Shkëlzen Berisha është pyetur 2 herë në SPAK, por fakti që po bëhet pjesë e hetimit gjatë procesit gjyqësor kundër Fatmir Mediut, është tregues se ka prova implikimi të tij dhe do merret i pandehur, pas dëshmisë së pritshme në seancë.
Në fakt, Drejtësia Amerikane nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit e SPAK-ut, kanë kohë që po merren me dosjet kriminale dhe korruptive të dy familjeve mafioze “Berisha” e “Meta-Kyemadhi”, të cilat janë bllokuar dhe ‘sakatuar’ nga drejtësia e vjetër.
Sipas këtyre dosjeve që nën mbikëqyrjen e SHBA janë rihapur e janë në proces ri-hetimi, konstatohet se familjet “Berisha” e “Meta-Kryemadhi” kanë nga 3 “kokë” për t’u dënuar me burg për korrupsion, vjedhje fondesh publike, trafiqe, vrasje kundërshtarësh e dëshmitarësh.
Në familjen “Berisha” të shpallur non-grata, “koka” e parë për në burg, është Sali Berisha, me prova për korrupsion të nivelit të lartë, pengim të drejtësisë dhe pasurim të paligjshëm të vetes e bashkëpunëtorëve; ndërsa Londra i shtoi dhe akuzën e bashkëveprimit me bandat kriminale.
“Koka” e dytë e familjes “Berisha” që do shkojë në burg, është Shkëlzen Berisha, i skeduar e akuzuar me prova, për pasuri të paligjshme, të vëna gjatë pushtetit të babait kryeministër, për pastrim parash dhe organizator i biznesit të Gërdecit.
Prandaj SPAK, pas 2 vite proces gjyqësor ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, më 22 shtator e thirri Shkëlzen Berishën si dëshmitar, që të rrëfehet për lidhjet me Gërdecin, por edhe nëse mashtron apo jo, do merret i pandehur sepse ka prova.
“Koka” e tretë gati për burg, është dhëndri Jamarbër Malltezi, me dosje për aferën e kompleksit “Partizani”, të cilën e inskenoi dhe realizoi me vjehrrin Sali Berisha, kur ky ishte kryeministër.
Në familjen “Meta-Kryemadhi”, sipas të dhënave hetimore të SPAK, “koka” e parë për në burg është Ilir Meta, të cilit i janë rihapur disa dosje paralelisht, mes tyre grabitja e floririt, lobimet ruse, koncesionet e naftës, kromit e bakrit dhe shitja e BKT me 1 (një) USD te mafiozët turq.
Por deri tani, Ilir Meta është thirrur si person nën hetim vetëm për dosjen CEZ-DIA, për të cilën eleminoi me gjoja “atak në zemër”, dy dëshmitarët që kishin provat: ish- ambasadorin e Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi dhe Drejtorin Juridik të Ministrisë së Ekonomisë, Zamir Stefani.
“Koka” e dytë për në burg është Monika Kryemadhi, për fshehje të ardhurash të operacioneve plastike; për pastrim parash në ndërtime, lobime dhe biznese mafioze me oligarkët rusë e kinezë.
“Koka” e tretë e familjes mafioze “Meta-Kryemadhi” që po hetohet nga SPAK dhe është gati për burg, është Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, i cili ka shërbyer si “lavatriçe” e miliardave të korrupsionit e trafiqeve, që kanë bërë kunati dhe motra e tij qysh nga viti 1998 kur Ilir Meta ishte ministër, Zv/kryeministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike.
Nëse SPAK ka vullnet, Sali Berishës mund t’i hap dhe dosjen zhdukjes së Remzi Hoxhës e të 21 Janarit.
Liri Berishës mund t’i hap dosjen e miliardave që ka marrë nga Rezart Taçi. Argitës mund t’i hetojë pastrimin e parave me Damir Fazlliç, ndërsa Shkëlzenit burimin e pasurive.
Por SPAK mund të hetojë deklarimin e killerit Nuredin Dumani, që tha se “Ilir Meta ka porositur vrasje me pagesë”, ose dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Eduard Belegut të kromit; ndërsa Monika Kryemadhit mund t’i hetohet edhe dosja e vilës në Lalz dhe trafiku i kokainës.
Shpresat për t’i çuar në burg janë të plota, mbasi Drejtësia Amerikane, është e vendosur në këtë rrugë.
Asnjë zullumqar, nuk ikën nga kjo botë pa larë mëkatet./Pamfleti
Lini një Përgjigje