Kjo është vjedhje e hapur nga Drejtori i Rrugëve, Evis Berberi, mbasi sipas kontratës koncesionare, krejt rruga do mirëmbahet për 10 vite nga firma “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës, i cili nuk po e përfundon për të zhvatur miliona Euro me shtesa fondesh...
Sektori i Anti-Korrupsionit në SPAK, është mbushur me kallëzime penale kundër Pëllumb Salillarit, për zaptimin dhe shkatërrimin e pasurive publike, ndërtimin e pallateve pa leje dhe tenderët fiktivë, pa garë e me letra false që merr kundrejt pazareve me ministrat, ndërsa çeqet e qeverisë për të vazhdojnë e nuk hetohet.
Çeku i radhës, përdhunuesit dhe falsifikatorit Pëllumb Salillari, i është dhënë më 22 shtator 2023, me një tender fiktiv për gjoja mirëmbajtjen e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Vjedhja e këtij fondi 970 milionë lekë të vjetra me TVSH, po realizohet me veprime të përshpejtuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, për ta likujduar sa më shpejt.
Së pari, 70% e vlerës së këtij tenderi, i ka kaluar menjëherë në llogari Pëllumb Salillarit, pa filluar akoma shërbimin e mirëmbajtjes së tunelit, kur tuneli dhe krejt rruga, nuk kanë përfunduar akoma e nuk janë dorëzuar te ARRSH.
Së dyti, edhe nëse tuneli do kishte përfunduar si projekt, likuidimi i 70% të vlerës është bërë pa nisur zbatimi kontratës, kur afati i mirëmbajtjes është 4 vite deri në shtator 2027, ndërsa sipas ligjit likuidimet bëhen me 25% në çdo vit sipas raporteve nga firma supervizore.
Së treti, vlera 970 milionë lekë dhënë Pëllumb Salillarit, është vjedhje e sajuar me tender fiktiv, mbasi sipas kontratës koncesionare të rrugës Kardhiq-Delvinë, krejt rruga me tunelin e Skërficës do mirëmbahet për 10 vite nga firma “Gjoka Konstruksion”, pasi rruga të përfundojë, por deri tani i janë shtuar 70 miliona Euro e po zvarritet tej afatit të vitit 2020.
Së katërti, për të bërë vjedhjen të besueshme, Drejtori i Rrugëve, Evis Berberi, hapi garë ku morën pjesë 4 kompani, por Salillari u shpall fitues me 73 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët.

Kujtojmë, që Pëllumb Salillari merr nga 2 çeqe dhuratë çdo muaj, për kontrata punimesh të sajuara që nuk bëhen kurrë; siç është tenderi fals 1 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, kur FSHZH me Kryetare Bordi Belinda Ballukun, i dha 3.9 milionë Euro për gjoja vendosje lodra fëmijësh në fshatrat e Korçës dhe Vlorës./Pamfleti
Lini një Përgjigje