Skandal/ Në një video të publikuar së fundmi, mafiozi Gjergj Luca përdor punëtorët e tij si skllevër elektoralë për kandidatin e PS-së, Agron Gaxho

Biznesmeni famëkeq Gjergj Luca është kthyer në një vegël të verbër të Partisë Socialiste, duke shfrytëzuar të gjithë punëtorët e tij; gra e burra, vajza e djem, për të siguruar vota për kandidatin e PS-së, Agron Gaxhon, drejtorin skandaloz të Spitalit Rajonal të Elbasanit.
Në një video të publikuar së fundmi, Luca shfaqet hapur duke ushtruar presion ndaj punëtorëve, të cilët detyrohen të marrin pjesë në mitingje politike për shkak të frikës se mund të humbasin vendin e punës. Këta punëtorë, të cilët mezi mbijetojnë me paga skandaloze dhe kushtet çnjerëzore të punës, po përdoren si mish për top nga ky oligark që i ka ndërtuar bizneset e tij në toka shtetërore dhe toka të ushtrisë, falë favoreve politike dhe lidhjeve të dyshimta me qeverinë Rama.
Gjergj Luca, me arrogancën e tij tipike prej mafiozi provincial, ka vënë në dispozicion të plotë të Partisë Socialiste dhe kandidatëve të saj, të gjitha strukturat e biznesit të tij; nga mensat e peshkut deri te punëtorët e detyruar të bëjnë fushatë në ambientet e punës. Kjo praktikë, jo vetëm që është moralisht e papranueshme, por është edhe hapur e paligjshme, pasi shkel të drejtat bazë të punëtorëve dhe ligjin elektoral.
Publikisht, Gjergj Luca njihet për servilizmin e tij ekstrem ndaj Edi Ramës, të cilit nuk pushon së përkëdheluri me deklarata lavdëruese, ndërsa në këmbim merr toka falas dhe privilegje shtetërore. Në fakt, ky individ është shembulli më i qartë i oligarkëve të cilët lulëzojnë në Shqipërinë e Ramës. Gjergj Luca dhe politikanët që e përdorin atë, duhet të përballen me drejtësinë për abuzimet dhe krimet që vazhdojnë të kryejnë publikisht!
Mafia kërkon vota, por qytetarët duhet t’i tregojnë vendin kësaj bande kriminale që po përpiqet të vjedhë edhe zgjedhjet! /Pamfleti
Lini një Përgjigje