A do t’i nënshtrohet profesoresha ekselente e me integritet, skemës së pazareve, korrupsionit dhe vjedhjeve që bëjnë mafiozët e pushtetarët në shëndetësi me “bekimn” e Edi Ramës?
Profesoresha Evis Sala, mjeke radiologe me karrierë të shkëlqyer profesionale e akademike në SHBA, Angli e Itali, bëri ujdi me mikun e saj Edi Rama për të drejtuar shëndetësinë. Për gjendjen ku është katandisur ky sektor, dhe për aq mundësi buxhetore e liri veprimi që do t’i jepet nga Kryeministri, nuk ka dyshim se ministrja e re do të punojë maksimalisht për të ndryshuar shërbimet mjekësore dhe për të pastruar imazhin e keq të punonjësve të shëndetësisë.
Por si qytetare me integritet dhe formim perëndimor, që në nisje të detyrës ajo do të përballet me urdhrat dhe listat klienteliste të Edi Ramës dhe klanit të tij për ndarjen e tenderëve të ushqimit, importit të ilaçeve, materialeve mjekësore dhe licencave të farmacive. Këtë kusht e pranuan më parë Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu.
Vërtet që Evis Sala u emërua ministre si lidhje familjare e Ramës, por interesat e tij janë aq okulte, sa ajo do gjendet përballë presionit për t’u dhënë tenderët dhe licencat klientëve që ai ka krijuar si rrjet monopolistësh prej 12 vitesh. A do t’i nënshtrohet ajo skemës së korrupsionit dhe vjedhjeve që bëhen prej mafiozëve dhe pushtetarëve të shëndetësisë me bekimin e Ramës?
Sipas modelit të deritanishëm, ministres së Shëndetësisë do t’i jepet fillimisht porosi, më pas urdhër dhe ultimatum, për të vazhduar aferat klienteliste me Janis Karathanos e të tjerë, jo vetëm për t’u dhënë tenderët e ilaçeve, por edhe për t’u paguar faturat false të analizave mjekësore në PPP dhe Laboratorët.
Asaj do t’i imponohet të firmosë vetë ose të heshtë, kur vartësit në Ministri, në Fondin e Kujdesit e Sigurimit Shëndetësor, në qendrat spitalore e rajonale, t’i japin Tom Doshit tenderë me vlera 2–3 herë më të larta se tregu, madje edhe me ilaçe të skaduara. Po ashtu, nuk do të ketë mundësi të ndalojë futjen në farmaci, me çmime të dyfishuara, të ilaçeve kontrabandë e të skaduara që importojnë deputeti i PD-së, Kliti Hoti dhe kunati i tij Dorian Sadiku, me kompanitë e tyre.
Ajo nuk do ndalojë dot aktivitetin e dy shoqatave fantazmë të importuesve dhe farmacive, të lidhura me kupolën e shëndetësisë dhe me Ramën, një rrjet i ndërtuar që në kohën e Ilir Beqjas dhe i trashëguar te pasardhëset. Po ashtu, pavarësisht abuzimeve financiare që do të konstatojë, nuk do të ketë fuqi të thyejë monopolin e furnizimit me oksigjen nga kompania “GTS sh.p.k.” e grupit mafioz ‘Ndrangheta’, përfaqësuar nga Besnik Halili, i lidhur ngushtë me Ramën.
Evis Sala ka dijeni për këtë rrjet, sepse prej vitit 2022 ka qenë e lidhur me PPP-në e Dializës, si profesore në “Western Balkans University” në pronësi të Spitalit Amerikan. Sipas informacioneve, ajo ka qenë edhe konsulente e italianëve Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, dhënë nga Rama dhe Ilir Beqja./Pamfleti
Lini një Përgjigje