TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Shtator 2025, 15:01

Rënia e “Mon Kukaleshit": Nga hambari i tenderëve te lejet e shezlongëve

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e “Mon Kukaleshit": Nga hambari i tenderëve te lejet

Rama i hoqi hambarin me 90 drejtori e agjenci ekonomike-financiare, duke e lënë vetëm me plazhet, trashëgiminë kulturore dhe sportet...

Në janar 2024, Edi Rama krijoi Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke vendosur në krye “Mon Kukaleshin” Blendi Gonxhe. Qëllimi ishte i qartë: sektorë me fonde dhe pasuri të shumta në duart e një besniku të vjetër.

Por me ristrukturimin e fundit, Rama e shkriu këtë ministri dhe i hoqi Gonxhes sektorin ekonomik, duke e emëruar Ministër të Kulturës, Turizmit dhe Sporteve. Edhe këtu ka pasuri, fonde për trashëgimi, leje plazhesh e licenca turistike, ku Gonxhe mund të vazhdojë “zanatin” e tij, por humbi “lëmin e madh” të tenderëve dhe ankandeve, ku kishte bërë batërdinë për 20 muaj si super-ministër.

Ja çfarë nuk kontrollon më Blendi Gonxhe:

·        Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, ku zhvillohen 80% e tenderëve shtetërorë.

·        Drejtorinë e Koncesioneve dhe PPP-ve.

·        Drejtorinë e Administrimit të Fondeve të Huaja.

·        Drejtorinë e Pronave Shtetërore dhe shitjes së tyre.

·        Drejtorinë e Pronësisë Industriale, Metrologjisë e Standardizimit.

·        Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm për ministri, bashki e kompani shtetërore.

·        Drejtorinë e Strehimit dhe fondet e strehimit social.

·        Agjencinë e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

·        Agjencitë e Punësimit dhe Inspektoratin e Punës.

·        Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregjeve.

·        Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

·        Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

·        Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit dhe Tregtisë së Jashtme.

·        Zonat ekonomike dhe teknologjike me projektet financiare të tyre.

·        Komisionin e Ndihmës Shtetërore dhe garancitë sovrane.

·        Korporatën e Investimeve, tokat për “investitorët strategjikë” dhe Paketën e Maleve.

Në momentin që Babloku ia hoqi këto, Gonxhe mbeti “mehit”. Humbja e këtij hambari nuk është thjesht reduktim kompetencash, por një mesazh i qartë: Rama nuk i beson më xhambazit që e shfrytëzoi si kukull të bindur prej 1998-ës, nga Ministria e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, te Drejtoria e Transporteve e deri te posti i super-ministrit.

Çudia është: përse ia hoqi?

Përse Rama ia mori Gonxhes “Perandorinë” ekonomike-financiare, ndërkohë që ai ka zbatuar me përpikëri çdo pazar që i është urdhëruar? Dyshimet janë të hapura: ose Gonxhe ka kaluar vijën e kuqe duke marrë më shumë se ç’duhet, ose Babloku ka vendosur të ndërronte lojtarët në fushën ku bëhen pazaret e mëdha të pushtetit./Pamfleti

rënia e mon kukaleshit

Lini një Përgjigje