TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Janar 2026, 13:25

Nga ndërtimet te fondacionet, si Haxhinasto po pastron paratë e korrupsionit me gruan e vajzën; kur do të lëvizë SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
Nga ndërtimet te fondacionet, si Haxhinasto po pastron paratë e
Ilir Meta- Edmond Haxhinasto

Pavarësisht vjedhjes së milionave eurove në banesë dhe tarifës që duhet të dorëzonte te çifti Meta-Kryemadhi për çdo aferë, besohet se Haxhinasto ka bërë miliona euro, të cilat po i pastron në ndërtim dhe përmes fondacioneve, duke përfshirë gruan dhe vajzën e tij.

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit e vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me në krye çiftin Meta-Kryemadhi, te i cili të raportonin si ushtarë ministrat dhe drejtorët e partisë, për ecurinë e realizimit të aferave, për veprimet dhe sjelljet e shokëve, ndërsa për çdo aferë të realizuar dorëzonin tek Meta ose Kryemadhi pjesën e parave produkt i operacionit korruptiv.

Dosja e SPAK tregon se si ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi, ndërsa ishte ngarkuar për finalizimin e aferës së shtrimit të fibrave optike nga kompanitë e Adrian Shatkut, kushëririt të Monikës, i cili shërbente si bankomat për çiftin. Haxhinasto angazhohet me urdhër të Metës për t’ia hequr këtë të drejtë kompanisë së Bashkim Ulajt dhe për t’ia dhënë kushëririt të Monikës.

Në vitin 2013, Ilir Meta e thirri Edmond Haxhinaston tek vila në Gjirin e Lalzit, vilë e cila ishte kthyer në makth dhe vend poshtërimi për drejtorët dhe ministrat, të cilët nuk respektonin rregullin e pashkruar për ndarjen e parave për çdo aferë të finalizuar. Kur një ministër apo drejtor i LSI-së thirrej nga Meta tek vila në Lalz kishte tre opsione; Përgëzim për punët e kryera, ngarkim të detyrave të reja dhe poshtërim e dhunim për gabimet.

Në sy të disa të pranishmëve, sapo Haxhinasto u shfaq me veshje zyrtare në ambientet e vilës, Ilir Meta e urdhëroi të futej në pishinë siç ishte dhe të qëndronte duke notuar deri kur ai e urdhëroi që të dilte nga pishina. Të pranishmëve u ka bërë përshtypje fakti që Haxhinasto u hodh menjëherë në pishinë pa bërë asnjë rezistencë. Teksa notonte, kollareja e ministrit qëndronte e shtrirë mbi ujë.

Ishte koha kur Haxhinastos i kishin vjedhur disa milionë euro në një banesë. Nuk dihet nëse një pjesë e parave ishin të Ilir Metës apo Haxhinasto kushte mbledhur shuma të mëdha parash pa dijeninë e Metës. Por, ndëshkimi i Haxhinastos nga Meta ka ardhur pasi ministri kishte gënjyer Monika Kryemadhin për tarifën e një afere korruptive. Biznesmeni që kishte paguar te Haxhinasto duket se kishte informuar më pas Metën, përmes një personi të tretë, për pazarin e saktë.

Pastrim parash me gruan dhe të bijën

Edmond Haxhinasto perceptohet si një nga flamurtarët e korrupsionit të LSI-së. Pavarësisht vjedhjes së milionave eurove në banesë dhe tarifës që duhet të dorëzonte te çifti Meta-Kryemadhi për çdo aferë, besohet se Haxhinasto ka bërë miliona euro, të cilat po i pastron në ndërtim dhe përmes fondacioneve, duke përfshirë gruan dhe vajzën e tij.

Haxhinasto po ndërton dy pallate në Torino të Italisë, nëpërmjet kompanisë “AIRfire Albania Sh.p.k”, me ortake vajzën e tij. Gjithashtu, Haxhinasto dyshohet se pastron para me disa kompani si “Fleeville”, “Grifal” dhe “Prolink”.

Në shtator 2021, Haxhinasto krijoi fondacionin “Holicons”, me objekt financime e trajnime të subjekteve që investojnë brenda e jashtë Shqipërisë në çdo sektor, përmes të cilit dyshohet se ka qarkulluar 15 milionë euro.

Në datën 8 shkurt 2024, Edmond Haxhinasto bashkë më vajzën Eliza Haxhinasto, krijoi firmën “EHN Advisory”, me objekt krijim, grumbullim e menaxhim fondesh financiare, konsulencë dhe aktivitet të çdo lloji, brenda e jashtë Shqipërisë.

Katër ditë pas krijimit, i ndryshoi emrin, duke ia vënë “EHN  Group” dhe i shtoi si objekt shërbime, guida e transporte turistike brenda e jashtë vendit, shitblerje pronash, katering, menaxhim i qirave të bujtinave e apartamenteve, ndërsa pas 2 javësh, Edmond Haxhinasto i dhuroi 25% aksione gruas Enkeleida Haxhinasto dhe e ktheu në fondacion pa tatime.

Me kompaninë “EHN Group”, de-facto fondacion në pronësi të Edmond Haxhinastos, bashkëshortes e vajzës, të regjistruar si degë partnere e fondacionit “Holicons”, ai dyshohet se ka grumbulluar e qarkulluar 11 milionë euro.

Haxhinasto në dosjen e SPAK-ut

Sipas dosjes së SPAK, me të ardhur në pushtet, si pjesë e koalicionit qeverisjes me socialistët, Monika Kryemadhi ka bashkëpunuar me biznesmenin amerikano-shqiptar i quajtur Adrian Shatku, ‘njeriu magjik’ në Partinë e Ilir Metës për të hyrë në biznesin e fibrave optike.

Shatku duket se ka qenë i pa kursyer për Monikën, duke i dhuruar karta “American Epxress”, i paguan udhëtimet në Uashington, apo dhe  shpenzimet për klinikat, në të cilat Kryemadhi thotë se ka shkuar për arsye shëndetësore.

Por si çdo gjë në jetë, çdo shërbim e ka një çmim  dhe në këmbim Monika kërkonte që biznesmeni amerikano-shqiptar të merrte dy kontrata koncesionare në telekomunikacion, për shtrimin i kabllove optikë dhe intekonjeksioni për thirrjet ndërkombëtare telefonike.

Për të siguruar këto dy kontrata, SPAK duke iu referuar komunikimeve dhe dokumenteve shkresore, dyshon se Monika Kryemadhi vuri në lëvizje ministri dhe drejtori të rëndësishme që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI-së, në mënyrë që miku i saj të merrte dy koncesione.

Fillimisht, biznesmeni Shatku kërkon përmes Ministrit të Transporteve dhe Industrisë, Edmond Haxhinasto, të hyjë në tregun e fibrave optike. Por ky treg ishte në kushte monopoli, falë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006 nga qeveria Berisha.

Rezulton që përpjekja e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për të kaluar një VKM që zhbën monopolin e fibrave optike është refuzuar për t’u firmosur nga Edi Rama. Si mburojë apo pengesë është përdorur mos-dakortësia e ministres Milena Harito.

“Ajo që thotë Milena është bizarre, ato… përveç prishjes së monopolit duhen ndjekur për dëme financiare”, i shkruan biznesmeni Kryemadhit.

Duke hasur “pengesën Harito”, Monika Kryemadhi ka nxitur ministrin Edmond Haxhinasto për të kaluar një rregullore që rrëzonte monopolin e kompanisë.

Dokumentet e prokurorëve tregojnë se Kryemadhi përfshihet ndjeshëm dhe me shumë intensitet që në një kohë sa më të shpejtë të rrëzohet monopoli i shtrimit të fibrave optike ndërsa kushëriri i saj duket se po humbte durimin.

“Ka ndonjë të re me kabllon? Investitorët po humbasin besimin. Duhet vepruar tani”, thuhet në një e-mail të datës datë 17 shtator, 2014 që Monika Kryemadhi mori nga kushëriri i saj amerikan, Ardian Shatku. Një ditë më vonë, Kryemadhi informon biznesmenin se gjithçka do të mbyllej brenda javës.

“Besoj këtë javë. Mi bëj një kërkesë zyrtare Mondit (shënim Edmond Haxhinastos), që të japi të drejtë për të vendosur fibrat në akset e rrugës. Me letër, jo elektronike, ta printojmë”, porosit Kryemadhi.

Pas këtyre e-maileve e gjithë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vihet në lëvizje.

Dosja/ si Mond Haxhinasto spiunonte drejtorët te Monika

Jo vetëm ish kreu i AKEP, Piro Xhixho, por edhe ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi.

Sipas dosjes së SPAK, në 28 tetor 2014, Mond Haxhinasto i shkruan Monika Kryemadhit, duke i raportuar kundër Ermal Topallit, drejtor në Ministrinë e Transporteve.

“Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe nga hetimi ka dyshime se është i njëjti person për të cilin në datën 1 Mars 2014 personi nën hetim Ema Çoku i shkruan Monika Kryemadhli se “Takova Ermalin, më tha: që ta mbyllin të enjten te mbledhja e qeverisë. Duhet me i thënë dhe Mondit që ta nxitoje pak”. Lidhur me këtë shtetas janë evidentuar edhe disa sms si vijon:

Në datën 01 Prill 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit:- Jam me Ermalin tek restoranti. Në datën 03 Tetor 2014, Elona Guri i shkruan Monika Kryemadhit se Ermali i ka dërguar sms ku i shkruan “Pershendetje Elona! Uroj te jesh mire familjarisht! Më thirri Hachiw në zyre! Po munde me organizo një takim me shoqen se është shumë e rëndësishme për mua. Te fala dhe faleminderit”.

Në datën 28 Tetor 2014, Edmond Haxhinasto përdorues i telefonit me nr. 0682026001, i ka dërguar sms Monika Kryemadhit ku e pyet: “Sa detyrim kemi ndaj Ermal Topallit se eshte tmerresisht i paafte dhe intrigant?”.

Në datën 30 Tetor 2014, Ema Çoku i shkruan sma Monika Kryemadhit: “Duhet me pi një kafe patjeter me Ermalin sot, kur të kesh kohë. Pra rezulton se në këtë kohë Ermal Topalli, ka kontradikta dhe debate me Ministrin Edmond Haxhinasto, duke përfituar nga lidhja që kishte krijuar me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën në kohën që po merrej me procedurat ligjore për dhënien dhe miratimin e licencave dhe autorizimeve për kompaninë Unifi Comunication inc dhe administratorit të saj Adrian Shatku, nëpërmjet Emës lidhje miqësore e çiftit Meta – Kryemadhi njëkohësisht dhe kushërira e Adrianit, kërkon ndihmën e Monika Kryemadhit për të sheshuar debatet dhe mosmarrëveshjet me Ministrin Haxhinasto.

Me shkresën nr. 547/1 Prot. datë 13 Mars 2024, është administruar CD-ja me të dhënat e ruajtura në postën elektronike të ish punonjësve të administratës shtetërore: Ermal Topalli, Arjan Korpa, Eduart Seitaj dhe Edmond Haxhinasto. Këto të dhëna janë evidentuar dhe eksportuar nga databaza e serverit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Nga këqyrja që i është bërë email-it me adresë [email protected], rezulton se për periudhën 20 Shtator 2014-03 Shkurt 2015, në skedarin e emaileve të dërguara nga Ermal Topalli, janë të ruajtura emailet që ai u ka dërguar personave të ndryshëm lidhur me çështjen e UNIFI. Emailet kanë qenë të titulluar me emrat; BIN Cable via Unifi; BIN Terrestrial Permits and Authorization Folloe up; LUNIFI BIN Permits documents; Unifi Permit, Takimi i grupit të punës/Unifi communications; Leje për ndërtimin e rrjetit me fibra optike ne Shqipëri; Licensimi UNIFI; Unifi relacion final; Versioni final i korrektuar gramatikisht.

Në skedarin inbox janë gjetur të ruajtura email-e, që bëjnë fjalë për kompaninë UNIFI Communications INC, që fillojnë më 19 Shtator 2014, me emailin që Adrian Shatku i ka dërguar Ermal Topallit, bashkëlidhur të cilit janë edhe dy dokumente dhe përfundojnë në datën 5 Gusht 2015, me emailin që Roland Hila i ka dërguar sekretariatit teknik dhe Ermal Topallit.

Nga këqyrja që i është bërë dokumenteve bashkëngjitur email-eve rezulton se në datën 19 Shtator 2014, Adrian Shatku i ka dërguar Edmond Haxhinastos dhe co Ermal Topallit, kërkesën për shtrimin e fibrave optike. Po atë ditë nëpërmjet një email-tjetër, Adrian Shatku i ka dërguar Ermal Topallit kopje të dokumenteve“.

Ndërkaq, tek Monika Kryemadhi raportonte sistematikisht për aferat korruptive edhe ish kreu i AKEP, Piro Xhixho. I pyetur nga SPAK se pse raportonte te Monika, Piro Xhixho ka deklaruar se nuk e dinte arsyen!/ Prapaskena 

 

3 Komente

  1. M
    Muço

    Bravo pamfleti po kam nje mendim ndryshe nga ju le ta futin 2-3 vite burg sa per show dhe pstaj ta nxjerrim investitor strategjik siç ka ndodhur me te tjeret . Ti japim mundesi qe ato miliona euro ti investoje ne Shqiperi sepse te gjithe keta politikane qe kane bere burg lekat nuk ju jane prekur

    1. A
      Adriatik K

      Me gjithe ata trradhetare e 2-Leksha qe ka shqiperia, por si nuk doli nje i penduar bre, qe te shkonin hajdutet dmth kategoria me e qelbet e njerezimit atje ku i takon…

      1. K
        Kaculi

        Ai beri pishinen mes lalezit pa leje pa gje e sja ha hic. Para 1 vit e nje cik. U njoftuan oragnet e dreq e shejtan. Asnje se vuri ne uje. Pastaj thot e ka ne emer te vjerit shpin e lalezit. Qija ropt ketij vendi vidh se gje ste marrin.

        Lini një Përgjigje