Ndër të favorizuarit ku do blihen makinat, janë kompania “Classic” e Agron Papulit, mikut të Edi Ramës, dhe dy kompanitë “Mektrin Motors” e “Eurocar Rentals”, të bashëshkortit dhe kunatit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako…
Ndërkohë që 70% e pensioneve janë të ulëta, pagesat sociale janë lëmoshë dhe nuk ka përfunduar rindërtimi i banesave edhe 7 vite pas tërmetit, Edi Rama po i shpenzon taksat për luks zyrash dhe blerje makinash të reja për shefat në Kryeministri, Kuvend dhe institucionet vartëse.
Një informacion nga burime brenda Ministrisë së Financave ka bërë me dije për “Pamfleti”-n se, në buxhetin e vitit 2026, ka filluar skema për kalkulimin e një fondi për të blerë makina zyrash.
Fondi për blerjen e makinave për zyrtarët është përcaktuar 35 milionë euro, i siguruar duke hequr miliona të planifikuara me ligjin e Buxhetit të Shtetit për investime, shërbime publike dhe fonde emergjencash gjatë vitit 2026.
Sipas informacionit, qeveria do të blejë 1000 makina të reja për shefat e drejtorive në Kryeministri e Kuvend dhe për drejtuesit e institucioneve e enteve qendrore që varen nga qeveria, ndërkohë që ata kanë makina të cilat nuk kanë kaluar 5-6 vite prodhim e përdorim.
Ky fakt tregon se nuk ka nevojë për rinovim të flotës së makinave të zyrtarëve të pushtetit, por do të bëhet ndërrim makinash me marka dhe prodhime të vitit të fundit, ndërkohë që ministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e shoqërive publike kanë makina që kushtojnë 100-150 mijë euro.
Blerja e 1000 makinave të reja bëhet në të njëjtën kohë që Kryeministria, ministritë, Kuvendi dhe drejtoritë qendrore, vetëm në vitet 2022-2025, kanë blerë në total 215 makina, madje më tepër se nevojat që kanë për funksionarët dhe nevojat e administratave.
Ndërsa gjatë viteve 2014-2025, institucionet e pushtetit qendror, sipas Buletinit të Prokurimeve Publike dhe Thesarit të Shtetit, kanë paguar 127 milionë euro për makina me qira, ndërkohë që për 32 kontrata qiraje vazhdojnë pagesat me afat deri në fund të viteve 2028-2029.
Ndërsa tani, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të blihen 1000 makina të tjera me vlerë totale 35 milionë euro, që është shpenzimi më i madh i bërë njëherësh për blerje makinash zyrtare, megjithëse drejtuesit dhe institucionet e entet publike kanë makina prodhime të 5 viteve të fundit.
Brenda qeverisë flitet se ndër të favorizuarit ku do të blihen 1000 makinat për zyrtarët janë kompania “Classic” e Agron Papulit, mikut të Edi Ramës, dhe dy kompanitë “Mektrin Motors” e “Eurocar Rentals”, të bashkëshortit e kunatit të kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë urdhrin për kalkulimin e fondit të veçantë 35 milionë euro jashtë planifikimit buxhetor dhe po u bën presion vartësve ta sigurojnë sa më shpejt.
Sepse ka detyrim t’i bindet Edi Ramës, jo vetëm si kryeministër, por edhe si shërbim për favoret që i bëri bizneseve të tij të auditimit dhe lejes e tokës shtetërore falas për kullë 15-katëshe në Qerret të Kavajës./Pamfleti
Njerz te degjeneruar. Keshtu si sillen me prindërit e tyre penzionerë, kështu u ardhjet fundi ketyre bastarde te qelbur.
Turp,turp,turp.
Blini edhe ca helikoterë, se mund të bllokohet ndonjë rrugë tjetër, ju hëngërt tenja...
Keta jane miliardere e nuk njohin varferine kane harruar qe nuk kane pasur kacidhe ne xhep e sot nuk u dine numurin lekave vazhdoni beni qef per aq sa drejtesia funksionon vetem ne leter
Dhe pastaj të shajmë e gjykojmë Enver Hoxhën dhe familjen e tij për kafen që kanë pirë për 45 vjet dhe vilën ku kanë jetuar që paguanin qira mujore se ishte e shtetit.Shqipëria,vendi me popullin më të varfër në Europë,e mbushur me miliarderë, që grabitin çdo ditë buxhetet e shtetit, pasuritë kombëtare,tokat e qytetarëve të saj me vendime nga më korruptive,deri kur do të vazhdojë kjo..Ky atdhe që na lindi, është bërë për shqiptarët e ndershëm një tokë ku nuk jetohet Mafia drejtuese politike po bën kërdinë çdo ditë . Këtë as në ëndërr se kishim imagjinuar në vitin 1990..E tmerrshme.. Përdhunim total i shtetit shqiptar...