TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Qershor 2025, 11:18

Rama i jep Arjeta Pucës, PPP për makinat “Shota” biznes i familjes “Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Rama i jep Arjeta Pucës, PPP për makinat “Shota” biznes i

Qeveria i dhuron 20 mijë m² tokë dhe 100% të fitimeve një kompanie turke me emër shqiptar, për të shitur automjete ushtarake mashtruese në emër të NATO-s, por Aleanca i tha JO sekserizmit të Ramës...

Më 18 shkurt 2025, Pamfleti publikoi ekskluzivisht se NATO kishte refuzuar të përfshihej në pazarin e kryeministrit Edi Rama me kompaninë turke “Timac”, të lidhur drejtpërdrejt me familjen Erdogan, për një projekt prej 50 milionë dollarësh, që përfshinte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në thelb, Rama po përpiqej të shiste si “prodhim shqiptar” një flotë makinash ushtarake të quajtura “Shota”, të montuara nga kompania “Timac”, e regjistruar në Shqipëri në emër të një 36-vjeçareje nga Bulqiza, Arjeta Puca.

Në të vërtetë, këto mjete janë 100% përzierje e pjesëve turke, kineze, japoneze dhe koreane, por që Rama i promovonte me stemën “Made in Albania”.

Pas denoncimit nga “Pamfleti”, më 18 shkurt, mashtrimi mori formë zyrtare me Vendimin Nr. 322, datë 11 qershor 2025, ku qeveria autorizon kompaninë shtetërore ushtarake “Kayo” të negociojë me një subjekt privat për krijimin e një kompanie koncesionare shtet–privat, për prodhimin dhe montimin e makinave ushtarake.

Sipas vendimit, Ministria e Mbrojtjes do mbajë 45% të aksioneve, ndërsa privati do mbajë 55%, do ketë në dispozicion 20,000 m² truall shtetëror dhe do përfitojë 100% të fitimit për 15 vite, pa paguar asnjë tatim-fitimi. Ndërsa shteti shqiptar, nuk përfiton asnjë qindarkë, pavarësisht se investon terren dhe kapital në aksione.

Kompanisë “Timac” i janë hapur dyert për këtë skemë që nga 2024. Në panairin EUROSATORY në Paris, më 17 qershor 2024, ish-ministri Niko Peleshi prezantoi makinën “Shota” së bashku me Arjeta Pucën. Në panairin e mbajtur në mars 2025 në Athinë, vetë Rama e shfaqi Pucën si “prodhuesen shqiptare të makinave të NATO-s”.

Mashtrimi shkoi aq larg, sa Rama tentoi t’i shiste këto mjete ushtrive të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke mashtruar publikisht sikur kishte miratim nga NATO. Por NATO, pas verifikimeve, e refuzoi këtë përfshirje, duke e çuar në dështim pazarin e Ramës dhe sekserizmin rajonal me emër të aleancës.

Megjithatë, Rama e ka përmbyllur marrëveshjen: me koncesionin tashmë të firmosur, “Shota-Made in Albania” do të shitet në treg me firmën e një kompanie turke të lidhur me familjen Erdogan, ndërsa shteti shqiptar do të shërbejë vetëm si trampolinë për legjitimitetin e saj.

Përtej makinave ushtarake, koncesioni përfshin edhe montimin e ambulancave dhe zjarrfikëseve, një treg që përkon saktësisht me profilin e aktivitetit të kompanisë “Timac”. Asgjë nuk është rastësi. E gjithë struktura është ndërtuar për të çuar përpara një pazar shumëplanësh me përfitime të njëanshme për kompaninë dhe mbrojtje politike për përfshirjen e Ramës.

Koncesioni i “Shotës” nuk është teknologji. Është sekuencë klasike e një grabitjeje të certifikuar, e maskuar si sukses kombëtar. Dhe për këtë, NATO nuk bëri asnjë hap pas./Pamfleti

arieta puca ppp makibnat shota edi rama

Lini një Përgjigje