
Vendimi i 30 dhjetorit 2025 zbulon zinxhirin financiar “Trebicka–Deripaska”, investimet strategjike me para ruse dhe dosjen e heshtur të SPAK-ut, në kundërshtim të hapur me sanksionet amerikane dhe paralajmërimet e DASH-it...
Më 30 dhjetor 2025, Edi Rama firmosi Vendimin nr. 827, me objekt: “Disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 355, datë 20.04.2018, për transferimin e pronës shtetërore në Karavasta te kompania ‘Agro Iliria Group’, për mbështetje të investimit strategjik”.
Ortakë të kësaj kompanie janë Ilir Trebicka dhe oligarku rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga SHBA për financimin e pushtetit të Vladimir Putinit dhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan dhe në Shqipëri.
Në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama më 30 dhjetor 2025 thuhet:

“Në pikat 2, 4 dhe 5 të Vendimit nr. 355, datë 20.04.2018, bëhet ky ndryshim: sipërfaqes 131 hektarë në zonën Karavasta të Divjakës i shtohet sipërfaqja 68.8 hektarë tokë për aktivitet agri-voltaik”, dhe kjo sipërfaqe përfshihet në zonën e investimit strategjik për kompaninë “Agro Iliria Group”.
Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) bën thirrje për bllokimin dhe goditjen e ndikimit rus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama po i bën karshillëk, duke vazhduar t’i japë licenca biznesi dhe t’i dhurojë pasuri shtetërore oligarkut rus Oleg Deripaska, ortak me Ilir Trebickën.
Faktikisht, Edi Rama, me Vendimin nr. 6/4, datë 19 prill 2018, i ka dhuruar 800 hektarë tokë Ilir Trebickës dhe Oleg Deripaskës; më pas u ka shtuar 131 hektarë, ndërsa më 30 dhjetor 2025 u ka shtuar edhe 68.8 hektarë të tjerë.
Dy zhvillime që lidhen me favoret e Edi Ramës për rrjetin “McGonigal–Deripaska”
Më 16 tetor 2025 ndodhën dy zhvillime që lidhen me të njëjtët emra dhe të njëjtin rrjet të mbështetur nga kryeministri Edi Rama me licenca dhe status “Investitor Strategjik”.
– Në Nju Jork, gjykatësi federal Jed Rakoff dënoi me burg ish-diplomatin rus Sergei Shestakov për bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, në shmangien e sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska.
– Në Tiranë, Edi Rama i dha projektin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe lejet e kullave përreth tij grupit të kompanisë “Trema Tech Sh.p.k.” të biznesmenit Ilir Trebicka, ortaku i Deripaskës edhe në këtë kompani ndërtimi, e dyshuar për pastrim miliardash me burim korrupsionin në Shqipëri dhe trafiqet e mafies ruse.
Sipas një raporti të FBI-së në shtator 2023, Ilir Trebicka dhe Oleg Deripaska janë ortakë të fshehtë në disa kompani me kapital rus në Shqipëri, që operojnë në turizëm, ndërtime dhe energji.
Kanalet e zeza të parave ruse që investohen në Shqipëri
Raporti i FBI-së flet për depërtimin e fondeve të Deripaskës në Shqipëri përmes kanaleve bankare të errëta të “Raiffeisen Bank”, agjencive të transfertave ndërkombëtare dhe kompanive offshore që punojnë me qeverinë shqiptare.
Në Shqipëri, financimet ruse kalojnë përmes kompanive të Trebickës, ndërsa Agjencia e Inteligjencës Financiare, SHISH dhe Anti-Krimi Ekonomik heshtin, pasi varen nga kryeministri Edi Rama.
Në dosjen “Trebicka–Deripaska”, që qëndron në sirtarët e SPAK-ut prej tre vitesh, FBI ka identifikuar si kanale kryesore të pastrimit të parave kompanitë: “Agro Iliria Group”, “Drimadhe I&I”, “X-One”, “Media Call 2000”, “Trema Investment”, “Trema Investment 2”, “Pelikan Energy”, “Niko P&I”, “Shushica Energy” dhe “Trema–Gjoka JV”.
Kjo dosje, e heshtur nga SPAK dhe e mbyllur me urdhër politik, është një tjetër provë se pas investimeve “strategjike” të Edi Ramës fshihet një zinxhir financiar rus, që kalon përmes oligarkëve, bankave dhe kompanive të ndërtimit, ndërsa drejtësia shqiptare nuk vepron./Pamfleti
Nuk eshte problem veprimet e Romës, ato jane kemrejt normale per joshqiptarin Rama. Tama jo vetem qe nuk ka interesa shqiptare ne Shqipëri, por ai madje ka interesa krejte antishqiptare ne shërbim te antishqiptare. Prandaj, problem nuk jane me veprimet e Rames. Problem eshte vet Rama. Eshte populli qe duhet te ngrihet e te shpëtoj vendin duke e shporr nga zyrta e shtetit Ramen qe, vec tjerash, eshte mire mbajtësi kryesor i Salehut.
"DAKORT" Po sh.b.a . tani po del kundra K.Europian në raport me Rusinë ku : Sh.b.a . thonë "të vendosim Paqe " . ( mirë e ka) . Europa thot : jo more , prit njëherë , kemi ca esape . Shqipërija , më mirë me EUROPËN që e ka komshije , apo me sh.b.a . që janë atje tej ?
Shikoni Ramen qe po e shet Shqiperine ai nuk eshte Shqiptar duhet te ngrihemi te gjithe populli
SPAK DUHET QE DITEN E HANE TA KSP RAMEN DHE TA FUS ATY UN BIRUC SIKUR ILIR METEN ETE TJERET NUK O TOKA ETI PER TI FAL GREKVE E RUSVE . SPAK TE LUTEM FUTENI MBRENDA DHE NJE SPAK TJETER I DUHET KOSOVES
Shqipëria duhet te qëndroj sa me larg Rusisë dhe klyshve te saj!
Keta qeneria jone nga te gjitha krahet vetem te mbushin thaset me para, te ikin diku e te shijojne me sorrollopin gjakun e djersen e Shqiptareve. Zagaret shijojne verera te shtrenjta $20,000 shishja qe i blejne me arka e populli shijon uje cesme me krimba. Shqiperia eshte shitur qe me kohe e pak ka mbetur. Prit kur t'i nxjerrin njerezit ne rruge nga shtepite e tua marrin.
Duhet te cohen te gjithe shqipetaret e ti hedhin ne kosh te pleherave te gjithe politikanet mafien biznesemenet qe kane vjedhur dhe gjithe grykesat qe duan pushtet per tu pasuruar.
Rama per te miren tone e ka sepse ne nuk na duhen. Kryesore te kemi partine te forte dhe ne te jemi grusht bashkuar rreth partise ne unitet te plote me partine e Ramen.
Kur qenit i vjen vdekja benë shurren ne deren e xhamis.
Deri kure do vazhdoje te vuaje populli nga anti Shqiptaret, prandaje i debone populli jashte Shqiperise kjo bande.