Pezullimi i Ulian Shpatarakut në ditën e parë të drejtimit nga Sokol Bizhga zbulon një skemë të gjerë pagash pa punë në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit..
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, pezulloi në ditën e parë të detyrës Ulian Shpatarakun, një punonjës që paguhej pa u paraqitur në punë. Pas këtij rasti, burime nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë raportojnë se në listë-pagesat ekzistojnë rreth 520 punonjës që marrin paga pa kryer shërbim real. Sipas denoncimeve, disa prej tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë janë të përfshirë në biznese private apo aktivitete të tjera. Fenomeni ka ngritur pikëpyetje mbi kontrollin e brendshëm dhe përgjegjësinë e drejtuesve që kanë lejuar këtë praktikë për vite me radhë.
Ditën e parë të punës si drejtor i komanduar i Policisë, Sokol Bizhga pezulloi Ulian Shpatarakun, asistent IT në drejtori, ngaqë merrte pagën dhe nuk paraqitej fare në punë, me justifikimin se vazhdonte studimet “Master”, kur ky nivel studimi kryhet jashtë orarit zyrtar.
Pas pezullimit të tij, në “Pamfleti” erdhën denoncime nga burime brenda Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme dhe drejtorive të policive të qarqeve, sipas të cilëve në këto struktura ka shumë si Ulian Shpataraku që marrin pagat pa shkuar fare në punë prej vitesh.
Në total janë 520 punonjës “fantazmë” në borderonë e Ministrisë së Brendshme dhe në çdo nivel të Policisë së Shtetit, të cilët i “njeh” vetëm bankomati ku shkojnë për të tërhequr pagat.
Mosparaqitja e tyre në punë është çështje e njohur dhe e përsëritur nga drejtues strukturash, por asnjë ministër apo drejtor i Përgjithshëm gjatë 13 viteve nuk ka kërkuar heqjen e tyre nga listë-pagesat. Për rrjedhojë nuk është bërë as hetim për shefat që lejojnë këtë mashtrim dhe vjedhje.
Sipas rregullores së brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, çdo punonjës duhet të regjistrohet çdo ditë në librin e veçantë të prezencës në punë ose duhet të deklarojë paraprakisht kur dhe ku është me shërbim jashtë institucionit.
Ndërsa 520 prej tyre marrin pagat pa shkuar fare në punë. Madje, sipas informacioneve, disa prej tyre jetojnë prej shumë vitesh jashtë Shqipërisë dhe nuk njihen as si fytyrë, ndërkohë që të tjerët janë në Shqipëri dhe merren me bizneset e tyre.
Por ata përdorin dokumentet si punonjës të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për të pasur tolerime dhe paprekshmëri në punët e tyre personale dhe në shumë raste për të maskuar përfshirjen në aktivitete kriminale.
Sektorë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë ku ka punonjës që paguhen pa shkuar në punë
1. Drejtoria e Politikave të Koordinimit Territorial dhe e Shërbimeve Mbështetëse në ministri.
2. Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Regjistrave dhe Policia “Illyrian Guard”.
3. Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shërbimi Zjarrfikës.
4. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
5. Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria Ekonomike-Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
6. Departamenti i Kufirit dhe Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
7. Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike, Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse dhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit (IT).
8. Drejtoritë e Policisë të qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Berat dhe Dibër.
Rasti më flagrant ishte ai i Muçi Shaljanit në borderonë e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nuk ishte paraqitur asnjë ditë në punë, deri kur u vra gjatë atentatit në Rinas, në të njëjtën makinë me një eksponent të botës së krimit.
Edhe i pezulluari Ulian Shpataraku, me precedentë penalë për lidhje me trafikantë, u punësua në Drejtorinë e Policisë së Shtetit nga miku i tij Ilir Proda, i cili e paguante duke mos shkuar fare në punë, madje i dha edhe gradën e lartë “Drejtues” në shkelje të ligjit./Pamfleti
Po kaloni shikoni nga drejtoria e burgjeve dhe burgjet sa ka qe marin rrogen pa pune
Jane punonjesit e ministries hije e vjedhjes se pushtet it dhe votave 520 penman ne mm qe nuk i meh njeri e Pathan , kerkon I dhe do gjeni dhe 2500 Te tjere ne ministries e Thera . Keto 3000 persona pinned me tri turne gate gjithe mandatory vetem per Te vjedhur pushtet bashkiak e qendror Te mandatory ardhes ministries e Thera vetem vjedhin popullin Kjo eshte narkodiktatura RaMaduro
Patronazhistët duhen ushqyer.
Nese ka sherbim te kontrollit te brendshem neper burgjet tona , qe duhet te merren edhe me kete problem , kam frike se e kalon kete shifren prej 520 punonjesish policie qe e marrin rrogen kot pa shkuar ne pune fare. Para rilindja per fitore te reja .
PO SI MERET VOTA,MA THONI PAKEZ,JU LUTEM.KY FENOMEN ESHTE NGA LART DERI TEK NJESITE VENDORE.KY FENOMEN ESHTE NE CDO INSTITUCION.PERFUNIMISHT KY VEND KA SHKUAR NE PIKE TE HALLIT.DHE PENSIONISTI MER 6000 LEK TE RINJ NE MUAJ.JU LUTEM ME THONI KRYEMINISTER SI QUHET KY FENOMEN!