TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Mars 2026, 13:03

Garancia shtetërore për klientelën e Edi Ramës: 880 milionë euro kredi private kthehen në borxh publik

Shkruar nga Pamfleti

 Garancia shtetërore për klientelën e Edi Ramës: 880

Qeveria paralajmëron sekuestrime ndaj kompanive që nuk shlyejnë kreditë sovrane të marra me garanci shtetërore...

Në mbledhjen e qeverisë së 6 marsit 2026 u miratua një vendim që detyron Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera të njoftojë kompanitë private për shlyerjen e kredive të marra me garanci shtetërore. Vlera totale e këtyre kredive arrin rreth 880 milionë euro dhe në shumë raste pagesat po mbulohen nga buxheti i shtetit. Nëse subjektet nuk fillojnë shlyerjen brenda një muaji nga njoftimi, qeveria paralajmëron se do të kërkojë urdhra ekzekutimi në gjykatë dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si garanci. Çështja ka ngritur debat për mënyrën se si janë dhënë këto garanci dhe për barrën financiare që po mbart buxheti publik.

Në mbledhjen e qeverisë të datës 6 mars 2026, kryeministri Edi Rama ka firmosur një vendim që lidhet me pasojat e rënda të shkaktuara në buxhetin e shtetit nga marrëveshjet e qeverisë me kompani private që kanë përfituar kontrata publike.

Bëhet fjalë për përfshirjen e qeverisë si garantuese e kredive që kanë marrë në banka kompani të cilave, gjatë viteve 2015–2025, qeveria dhe parlamenti u kanë dhënë kontrata investimesh dhe shërbimesh publike me koncesione, PPP dhe forma të tjera përdorimi të pasurive shtetërore.

Kompanitë private nuk po i shlyejnë kreditë e quajtura “sovrane” të marra në bankat e përzgjedhura nga qeveria. Sipas kontratave të huasë, në rast mosshlyerjeje detyrimi kalon te qeveria si garantuese, e cila prej vitesh po i mbulon këto pagesa.

Përballë një detyrimi bankar me vlerë totale rreth 880 milionë euro, për të cilin qeveria ka dalë garante në banka për kompanitë private, qeveria po kërkon që detyrimet të arkëtohen nga Ministria e Financave nëpërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Megjithatë, kompanitë nuk po i shlyejnë detyrimet dhe qeveria vazhdon t’i paguajë çdo muaj. Kjo situatë e ka detyruar kryeministrin Edi Rama të firmosë një vendim për të paralajmëruar kompanitë se do t’u sekuestrohen asetet që kanë në kadastër dhe që janë lënë peng te Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.

Te kjo agjenci kompanitë kanë lënë si garanci pasuri me vlerë rreth 20–30 për qind të kredive sovrane që kanë marrë në banka me garanci të qeverisë.

Pas marrjes së kredive, disa pronarë kanë tjetërsuar pasuritë dhe aksionet përmes shitjeve, dhurimeve apo pakësimeve fiktive të kapitalit, veprime që janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në vendimin e qeverisë të datës 6 mars 2026 thuhet se Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera duhet t’u rikujtojë kompanive private detyrimet që kanë nga kreditë bankare të marra me garanci shtetërore.

Garancia shtetërore për klientelën e Edi Ramës: 880

Nëse brenda një muaji nga njoftimi nuk fillon shlyerja e detyrimeve, qeveria do t’i drejtohet gjykatës me kërkesa për urdhra ekzekutimi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve ndaj shtetit që aktualisht po paguan kreditë si garant bankar.

Megjithatë, kompanitë kanë lënë si garanci vetëm pasuri me vlerë 20–30 për qind të kredive sovrane që kanë marrë në banka nëpërmjet qeverisë si garantuese.

Ndërkohë, në kadastër, përmes kontratave enfiteoze apo marrëveshjeve të tjera përdorimi, disa prej pasurive të regjistruara janë toka, troje, pyje dhe objekte shtetërore që qeveria ua ka dhënë këtyre kompanive në përdorim me PPP, investime strategjike ose kontrata “1 euro”.

Kjo do të thotë se në rast sekuestrimi mund të konfiskohen kryesisht pasuri me vlerë më të ulët ose pasuri që janë në fakt pronë shtetërore e dhënë në përdorim gjatë viteve 2015–2025, ndërsa qeveria do të vazhdojë të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të kredive që kompanitë private kanë marrë në banka me garanci të shtetit./Pamfleti

 

garancia sovrane borxh publik

4 Komente

  1. J
    Jeta

    Kështu e trajton shtetin e shqiptarëve Rama. E trajton si mjet te tij personal per ta çerdprur per te qëndruar ne krye te shtetit, rrjedhimisht ne krye te shqiptareve. "Bosi i letyre deleve jam une", thot Rama. "Luaj qoke me ta si dua vet." Mirëpo, nga ana tjeter shqiptaret mburren se kane histori te lashtë, qe jane trima dhe qe nuk sundohet nga askush.

    1. Z
      Zhuzhu

      Dmth shteti ka dale garant per privatin tek bankat dhe nderkohe u ka dhene edhe toka apo pasuri shteterore per ti perdorur si kolateral tek bankat ! Hahahahha! Kushdo prej nesh mund te behej fare mire investitor strategjik sepse ketu rrisku eshte zero dhe mundesite e perfitimit jane te pafundme !

      1. O
        Opionisti

        Dduhete heyuar

        1. L
          Lulzim Guma

          Qe shteti te dale garant per kredite e kompanive private dhe te mos jete i garantuar financiarisht ne vleren e kredise nga asetet e kompanive te cilat duhet te ishin te patjetersueshme nga allishverishet e mashtruesve do te thote qoke ne kurris te popullit.

          Lini një Përgjigje