TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Tetor 2025, 13:19

Trafikanti i drogës Edison Sali, merr tenderë publikë nga Bashkia Fier dhe “Albpetrol”

Shkruar nga Pamfleti

 Trafikanti i drogës Edison Sali, merr tenderë publikë nga Bashkia

Kryebashkiaku Armando Subashi dhe drejtori Eltar Deda i japin 274 milionë lekë kompanisë së lidhur me grupin e Agron Xhafajt...

Një tjetër skandal financiar e moral trondit administratën socialiste në Fier.
Kryebashkiaku Armando Subashi dhe drejtori i “Albpetrol”, Eltar Deda, ish-deputet i PS-së, kanë përfshirë në tenderë publikë një kompani që zotërohet nga një person me të kaluar kriminale për trafik ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për kompaninë “VESA 2014 Sh.p.k”, në pronësi të Edison Salit, biznesmen nga Vlora me dosje penale në Shqipëri e Itali, i cili ka qenë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Trafikanti i drogës Edison Sali, merr tenderë publikë nga Bashkia

Pavarësisht këtij fakti, Bashkia Fier dhe kompania shtetërore “Albpetrol” i kanë dhënë dhjetëra tenderë me vlera të larta, më i fundit prej 274 milionë lekësh për furnizimin me materiale elektrike, firmosur më 2 tetor 2025.

Trafikanti i drogës Edison Sali, merr tenderë publikë nga Bashkia

Konkretisht, drejtori i “Albpetrol”, Eltar Deda, i dha “VESA 2014 Sh.p.k” tenderin me vlerë 99.8% të fondit limit, pra praktikisht pa garë, duke përsëritur modelin e abuzimeve të njohura që kanë kthyer tenderët publikë në instrumenta për pastrimin e parave të krimit.

Trafikanti i drogës Edison Sali, merr tenderë publikë nga Bashkia

Ligji për Prokurimet Publike ndalon qartësisht pjesëmarrjen në tendera të subjekteve të përfshira në veprimtari kriminale. Madje edhe nëse një kompani fiton kontratën dhe më pas rezulton e lidhur me krimin, autoritetet shtetërore kanë detyrim ligjor ta anulojnë menjëherë. Por në Fier, rregullat e shtetit vlejnë vetëm për qytetarët e zakonshëm, jo për miqtë e pushtetit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe dosjet e tenderëve, Edison Sali jeton dhe operon në Vlorë, ku sipas burimeve hetimore, bashkëpunon ende me “kolegët” e vjetër të trafikut, mes tyre edhe Agron Xhafajn. Ndërkohë, adresa zyrtare e kompanisë së tij në Fier është e njëjtë me atë të kompanisë “A.G.A-1 Sh.p.k”, në pronësi të familjarit të tij, Renato Sali (Çami), një tjetër emër i njohur për policinë dhe drejtësinë, aktualisht nën hetim nga SPAK për trafik droge, pengmarrje, gjobëvënie dhe porositje vrasjesh.

Edhe ky subjekt rezulton përfitues i disa tenderëve publikë me vlera miliona euro nga Bashkia Fier, Bashkia Roskovec dhe “Albpetrol”.

Në këtë rrjet të qartë korrupsioni dhe kapjeje të institucioneve publike nga elementë të botës së krimit, shteti socialist i Fierit duket se ka vendosur të ndajë buxhetin e qytetarëve me trafikantët që e financojnë në zgjedhje./Pamfleti

eltar deda bashkia fier subashi edison sali tenderë albpetrol

Lini një Përgjigje