TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Korrik 2025, 09:23

Sulm me thikë në një supermarket në Michigan, 11 të lënduar; arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me thikë në një supermarket në Michigan, 11 të

Të paktën 11 persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket Walmart në Traverse të Miçiganit. Pesë prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa agresori është arrestuar.

Policia e shtetit të Michigan-it deklaroi se incidenti po hetohet nga sherifi lokal, por për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera. Forcat e rendit u kanë kërkuar banorëve të shmangin zonën.

Zëdhënësi i zinxhirit të supermarketeve, Joe Pennington, tha se “kompania po bashkëpunon me policinë”. Ende nuk dihet motivi i sulmit. Zyra e sherifit të qarkut Grand Traverse bëri të ditur se rreth orës 16:45 të së shtunës, një 42-vjeçar hyri në dyqan i armatosur me një thikë palosëse me teh 5 centimetra, duke sulmuar këdo që i dilte përpara. Një oficer mbërriti brenda pak minutash dhe e neutralizoi agresorin.

 

Lini një Përgjigje