Bota24 Shkurt 2023, 11:55

1 vit luftë në Ukrainë, mbreti Charles mesazh të fortë: Rusia po shkakton vuajtje të paimagjinueshme!

Shkruar nga Pamfleti
1 vit luftë në Ukrainë, mbreti Charles mesazh të fortë:
Mbreti Charles III

Mbreti Charles III ka dhënë një mesazh të ashpër lidhur me agresionin rus në Ukrainë me rastin përvjetorit të luftës në Ukrainë. Charles III shprehet se kjo luftë i ka shkaktuar vuajtje të mëdha popullit ukrainas.

“Një sulm që i ka shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme popullit ukrainas”, thuhet në tekstin e publikuar nga Buckingham Palace.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, nisi bastisja e forcave ruse në Ukrainë me qëllim “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e vendit. Konflikti i nisur, solli krijimin e një rendi të ri botëror, duke hapur edhe njëherë plagët e vjetra të përçarjes së madhe mes Rusisë dhe Perëndimit, duke i bërë jehonë kohëve të Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, ndërkohë që perspektiva e një tryeze bisedimesh shihet ende me dylbi.

ukraina