TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2023, 09:14

Përvjetori i parë i luftës në Ukrainë, protestë përpara ambasadës ruse në Londër

Shkruar nga Pamfleti

Përvjetori i parë i luftës në Ukrainë, protestë

Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.

Grupi protestues “Led By Donkeys” ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.

“Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.

Përvjetori i parë i luftës në Ukrainë, protestë

“Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t’ia kujtuar atij këtë", shprehen protestuesit. Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën./DW

Lini një Përgjigje