Politike27 Shtator 2023, 20:40

“Jemi në 5 vendet e para në botë”, Sula për rritjen e çmimit të naftës: Të ndalohet vjedhja e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi në 5 vendet e para në botë”, Sula për

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka ngritur shqetësimin në lidhje me çmimin e lartë të karburanteve në vendin tonë. Sipas tij, ky çmim ka shkaktuar varfërimin dhe braktisjen e Shqipërisë nga qytetarët.

Me anë të një postim në Facebook, ai krahasoi çmimet e naftës në Shqipëri dhe Kosovë, duke treguar një dallim të madh. Ndërsa në Shqipëri një litër naftë kushton 197-220 lekë të vjetër, në Kosovë kushton 1.55 euro, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë sipas tij.

Sula argumentoi se rritja e çmimit të naftës influencon të gjitha aspektet e jetës, dhe kërkoi veprime të menjëhershme për të ndaluar këtë vjedhje të qytetarëve. STOP varfërimit të qytetarëve përmes çmimit të naftës.

“Një ndër arsyet kryesore të varfërimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe për pasojë braktisja e vendit, është çmimi i naftës. Vendi ynë I varfër është tek 5 vendet e para të botës për çmimin më të lartë të karburantit.

-Në foton që kam publikuar në këtë status paraqitet çmimi i një litër naftë në Shqipëri dhe çmimi i një litër nafte në Kosovë. Të dyja fotot janë shkrepur nga unë, njëra është në Prishtinë dhe tjetra në Elbasan.

Është lehtësishtë e evidentueshme se në Shqipëri çmimi është 500 lekë të vjetër për litër më shtrenjtë sesa Kosova.

197-220 lekë kushton 1 litër naftë në Shqipëri

1.55 euro kushton një litër naftë në Kosovë.

-Vlen që të përmendim që kursi i këmbimit të euros ka shkuar afro 1 me 1. Grosistët shqiptarë që importojnë naftë kanë patur kosto të ulura në krahasim me më përpara.

-Për të bërë dallimin e madh se sa shumë na vjedhin shteti ynë dhe importuesit e naftës me çmimin vlen të theksohet se Kosova që e ka 50 lekë të reja më lirë se ne, vjen me autobote në Durrës për të marrë naftën e importit. Për më tepër pagunë gati 50 euro shtesë për taksën në rrugën e kombit. Megjithatë sërish atje një litër karburant kushton më pak se këtu.

- Ne e dimë tashmë që nafta është motorri i ekonomisë. Rritja e naftës sjell një rritje zinxhir të çdo çmimi për ushqimet, shërbimet dhe çdo gjëje tjetër që ka lidhje me jetën tonë. Kështu që, me çmimin e lartë të naftës kjo qeveri mban çdo çmim të lartë dhe jetesa bëhet më e vështirë. Edhe më e vështirë kur pagat indeksohen dhe nuk rriten. Ndaj është urgjente që të merret çdo veprim për të ndaluar këtë vjedhje të qytetarëve”, shkruan ai.

sula nafta