Juristi Kreshnik Spahiu komentoi deklaratën e Ramës për tensionet Kosovë-Serbi që bie për herë të parë në kundërshtim me deklaratat e Bashkimit Europian.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu tha se Rama mbajti një qëndrim elektoral, as në kohë e as të vonuar, por të vënë nën presion nga opinioni.
“Figurat politike në këtë rast shkojnë bashkë me rrymën, me opinionin, si një pasojë e një patriotizmi populist të momentit. Padyshim që është i drejtë, por mendoj që nuk ka shumë vlerë”, u shpreh Spahiu.
Juristi shtoi gjithashtu se Rama duhet ti kërkonte Bashkimit Europian sanksione për Serbinë dhe dalja kundër tyre pas ngjarjes së të dielës nuk është mjaftueshëm.