Bota28 Gusht 2023, 17:23

77% e amerikanëve kundër rizgjedhjes së Biden si president

Shkruar nga Pamfleti

77% e amerikanëve kundër rizgjedhjes së Biden si president

Në këtë kohë përplasjesh amerikanët duket se bien dakord në vetëm një çështje, Joe Biden është shumë i vjetër për të qenë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse pak vite më i vogël, shqetësime të tilla nuk janë për rivalin republikan Donald Trump, i cili përballet me të tjera çështje të drejtësisë.

Një sondazh nga Qendra e Associated Press- për Kërkimin e Çështjeve Publike zbulon se pjesa më e madhe e publikut amerikan është çuditërisht i bashkuar se Biden nuk mund të qëndrojë më në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në sondazh, 77% e të anketuarve thanë se 80-vjeçari Biden është shumë i vjetër për të qenë president edhe për katër vite të tjera.

Jo vetëm që e thonë 89% e republikanëve por edhe 69% e demokratëve.

Kjo pikëpamje vihet re në të gjithë grupmoshat, jo vetëm nga të rinjtë, megjithëse demokratët më të vjetër në mënyrë specifike janë më mbështetës për kandidaturën e tij për vitin 2024.

Komentet nuk janë aspak pozitive edhe për Donald Trump, i cili po ashtu ka dëshirë të rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas anketuesve ai cilësohet si i korruptuar. 62% e amerikanëve kanë mendime negative për Trump.

Por pritet të shihet sesi do të jetë edhe gara brenda partive pasi të shumtë janë kandidatët të cilët po sfidojnë Biden e Trump për t’u zgjedhur në vitin 2024 President i SHBA.

biden president shba