TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Janar 2024, 14:16

90 plumba i bënë 'shoshë' makinën, dalin pamjet nga ekzekutimi i mafiozit grek në Athinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
90 plumba i bënë 'shoshë' makinën, dalin pamjet
Vangjelis Zabunis,

Janë bërë publike pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangelis Zampounis i cili mbeti i vrarë natën e mbrëmshme pasi u qëllua me 90 plumba sipas mediave greke.

Është momenti kur xhipi luksoz i xhelatëve largohet nga vendngjarja, ku pak sekonda më parë i kanë marrë jetën 44-vjeçarit me 90 plumba jashtë karburantit në Neos Kosmos .

Në video-dokumentin e paraqitur nga “protothema.gr“, automjeti në të cilin sipas informacioneve ndodheshin 3-4 persona, shihet duke ndaluar në trotuar në rrugën Ambrosiou Frantzis.

Shikoni video-dokumentin e protothema.gr


Ora tregon 2.07 dhe përgjatë rrugës shihet një person duke vrapuar në panik në drejtim të kundërt.

Pasi qëlluan me kallashnikov 44-vjeçarin, duke e lënë të gjakosur në makinë, autorët ikin me shpejtësi në drejtim të rrugës Kasomoulis dhe zhduken.

Pak orë më vonë, automjeti që shihet në video është gjetur i djegur.

 

vangjelis zabunis greqi

Lini një Përgjigje